Në sfondin e krizës së thellë demografike në vend dhe pasi viti 2017 u shpall vit me më pak foshnja të lindura që prej katër vitesh, është koha prapë të flasim për natalitetin. Mamitë të cilat kujdesen për lindjen e foshnjës, i gëzohen respektit të bullgarëve.
Në kuadrin e një forumi kushtuar Ditës së Ndihmës Obstetrike, 21 janarit, mami nga mbarë vendi përkrahën deklaratën për ndryshimin e një urdhërese nga viti 2006, e cila i pengon praktikës individuale obstetrike. Ato insistojnë për rregullimin e kujdesit të mamive para lindje, pas lindjes dhe të patronazhit; për hartimin dhe miratimin e një standardi në obstetrikë në përputhje me legjislacionin evropian, për mundësi të praktikës me vete obstetrike dhe për shpërblim tri rroga minimale. Kërkesa e mamive gjetën përkrahjen e mjekëve, rretheve akademike dhe administratës shtetërore.
“Në Urdhëresë duhet të shtohet vetëm, se mamitë mund të ndihmojë në një lindje normale. Ajo mund të bëjë këtë, sepse është e përgatitur mirë dhe e njeh më mirë problemet e gruas me barrë, se sa mjeku, i cili nuk është specialist në obstetrikë” – thekson profesor doktor Atanas Shterev, njeri prej specialistëve në vend. Hapat në këtë drejtim ai e formulon ashtu:
“Në radhë të parë duhet të rregullohet praktika individuale të mamive. E dyta niveli i mësimdhënies të jetë i lartë, kështu që nga universitetet të dalin kuadro të përgatitura mirë. Urdhëresa në fuqi u jep mundësive mamive t’u shpjegojnë pacientëve çfarë është shëndeti dhe sëmundja, të ndihmojnë pacientët emocionalisht, por nuk u japin mundësi të udhëheqin një lindje normale. Në të theksohet se kjo bëhet nën kontrollin e mjekut. Dhe në këtë drejtim disponojmë një rezervë të madhe – 3500 mami të kualifikuara. Shpesh mamitë realizojnë konsultimet të grave me barrë. Këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kabineteve për diagnostikim të sëmundjeve. Mamitë më mirë dinë se çfarë analiza mjekësore nevojiten nënat e ardhshme.”
Mjekët, infermieret dhe mamitë gjithnjë duhet të jemi të informuar dhe kompetentë – thekson Millka Vasileva, kryetare e Asociacionit bullgar të Profesionistëve të Kujdeseve Shëndetësore, dhe vazhdon:
“Problemet e mamive, dhe infermiereve janë shumë serioze. Gjithçka që bëjmë është për të mbrojtur profesionin tonë. Nga përvoja ime 20 vjeçare mjekësore mund të them, se asnjeri deri tashti nuk ka pyetur për problemet tona. Kjo megjithëqë shpesh kemi takime me Ministrinë e Shëndetësisë ose me Komisionin e Shëndetësisë pranë Kuvendit Popullor. Megjithë premtimet, ata nuk bëjnë asgjë.”
“Përkrah qëndrimin tuaj dhe prandaj merr pjesë në këtë forum” – tha doktori Lëçezar Ivanvov, zëvendës kryetar i Komisionit të Shëndetësisë pranë parlamentit. “Në fushën e shëndetësisë, ne – politikanët u kemi borxh jo vetëm mamive, por të gjithë bullgarëve. Ne nuk arritëm të plotësojmë të gjitha premtimet dhe të realizojmë reformat e mëdha në sferën e mbrojtjes së shëndetit. Unë mora pjesë në hartimin e ligjit për institucionet e kujdesit shëndetësor, ku parashikohej të veçohen shërbime ambulatore për dhënien e kujdesit obstetrik dhe infermieror. Mirëpo, ky nen i ligjit u hoq dhe ai u shfuqizua. Mezi në vitin 2015 iu dha mundësi mjekëve asistentë, infermiereve dhe mamive, që me vete të ushtrojnë kujdes shëndetësore. Mirëpo, problemi është se pse ky ligj nuk punon? Një nga shkaqet është se ligji nuk rregullon anën financiare të problemit. Organi financiar, i cili shpërblen shërbimet shëndetësore janë Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë. Mirëpo, në asnjë dokument nuk parashikohet mbështetja financiare e praktikës individuale obstetrike."
Gjatë forumit në Sofje mamitë diskutuan, që gjatë majit të organizojnë protesta, në se deri atëherë nuk do të diskutohen propozimet e tyre për ndryshime në urdhëresë, ndryshime këto të cilat të garantojnë praktikën e tyre profesionale.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..