Sot 25 janar, parlamenti hodhi poshtë kërkesën e koalicionit të majtë Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë për votë mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov për shkak të dështimit në luftën me korrupsionin. Siç pritej, kundër kërkesës votuan partia GERB dhe Patriotët e Bashkuar, kurse ndaj votave të tyre u shtuan dhe këto të deputetëve nga partia “Volja” dhe një i pavarur.
“Pro” votës së mosbesimit votuan dy forca politike - koalicioni "Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë" dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, por secila me motive të ndryshme. Këto formacione disponojnë me përgjithësisht 105 vota në parlament, kurse që të mund të rrëzohet qeveria është e nevojshme një shumicë prej 121 vetave. Por, doli se ato jo vetëm që nuk tërhoqën për kauzën e vet zëra nga forcat e tjera, por nuk mobilizuan plotësisht edhe resursin e vet, sepse “pro” votuan vetëm 103 nga 105 deputetët e tyre. Në këtë mënyrë, në historinë më të re të Bullgarisë, po vazhdon të mos të ketë një kërkesë të suksesshme për votë të mosbesimit, por ka vetëm të tilla të dështuara. Forcat politike haptazi pohojnë se, e përdorin këtë teknike për ti dhënë një mprehtësi më të madhe ose aktualitet kauzave të veta të caktuara, por dhe në këtë drejtim kërkesa më e re nuk solli asgjë të re. Një agjenci komentoi, se votimi është zvogëluar deri në “debat të qarkullimit bosh se cili korrupsion është më i madh” kurse një agjenci tjetër, se duke kaluar “përmes fakteve për praktika të korrupsionit në kampin kundërshtar, debati është kthyer në një garë të konkurrencës procedurale”.
Dhe diskutimi dhe votimi i votës kaluan në mungesën e kryeministrit Bojko Borisov. Gjatë kohës së debateve, kryeministri pranonte ambasadorë, kurse nga votimi ai mungojë për shkak të vizitës në Principatën e Lihtenshtajnit. Një qëndrim i tillë po kështu nuk është një novitet dhe kryeministri po vazhdon ta demonstrojë , sepse qortimet e opozitës padyshim se nuk e shqetësojnë atë.
Si tërësi situata pas votës vizaton në jetën e brendshme politike një pamje, në të cilën drejtuesit nuk kanë alternativë. Zërat në partinë GERB /95/ dhe në koalicionin Patriotë të Bashkuar /27/ bëjnë përgjithësisht 122, ose 1 më shumë nga shumica e domosdoshme absolute prej 121 zëra. Kjo shumicë duket e brishtë, por ndaj saj zakonisht shtohen zërat e partisë opozitare Volja /11/ si dhe tani, kurse shpesh dhe zërat e Lëvizjes për të drejtat dhe liritë /25/. Në këtë situatë, vetëm me 80 zëra në parlament, koalicioni i majtë Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë është në një farë kuptimi një opozitë “e vetmuar”.
Dështimi i votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të korrupsionit supozon se, gjatë muajve të afërm kjo temë nuk do të figurojë mes pikëve më të zjarrta në rendin e ditës të parlamentit. Statusin e temës më të nxehtë tani po e fiton çështja të ratifikohet apo jo konventa e Stambollit. Partia Socialiste Bullgare tanimë propozoi që ratifikimi të shtyhet dhe rreth kësaj çështjeje të zhvillohet një referendum. Nga koalicioni Patriotë të Bashkuar deklaruan se, nuk është e nevojshme të zhvillohet referendum për një konventë, kundra së cilës shoqëria kundërshton fuqishëm. Një nuancë specifike ndaj debatit parashtroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, sipas së cilës është mirë, me qenë se që të gjithë shpallen kundra dhunës shtëpiake, të zhvillohet një referendum “po” ose “kundra” saj, sepse pikërisht për këtë bëhet fjalë në konventën e Stambollit.
Si do të zhvillohen gjërat që këtu e tutje është mjaft e vështirë që të parashikojmë. Ndërkohë në rend të ditës dalin çështje më të rëndësishme nga rendi i ditës i presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..