“Kur doli vepra e Ivajllo Petrovit “Gjuetia e ujqërve” gjatë vitit 1985, ishte një befasi e vërtetë se romani nuk u ndalua. Kjo ishte në prag të ndryshimeve shoqërore tek ne. Por, romani mundi të luftojë për veten e vet dhe e ktheu autorin e tij në klasikun e madh të gjithë kësaj epoke të Bullgarisë socialiste. Ai është njeriu, i cili tha të vërtetën për këtë kohë dhe e tha në mënyre absolutisht të pamëshirshme, pa idealizuar askujt nga heronjtë e tij” – me këto fjalë kritiku letrar profesor Mihaill Nedellçev rikujtoi për trashëgiminë e madhe të shkrimtarit. Në qoftë se do të ishte mes nesh, Ivajllo Petrivi do të mbushte 95 vjet /ai kishte lindur më 19 janar 1923/. Krijuesi i madh, vazhdon të emocionojë vetëdijen e lexuesve. Një dëshmi për këtë ishin njerëzit e shumtë, që u mblodhën në bibliotekën e Kryeqytetit, që të rikujtojë librat, kurse bashkë me ta dhe tablotë e pikturuara nga dora e shkrimtarit.
“Kujtimi për Ivajllo Petrovin mund të paraqitet në shumë drejtime. Mund të jetë kujtim për njeriun dhe kujtim për shkrimtarin e madh, siç është ai në të gjithë krijimtarinë e vet, duke filluar nga tregimet “Dashuria e Nonkës”, “Dallgët e brendshme”, “Përpara se të lind dhe pas kësaj” dhe për më tepër romani i tij “Gjuetia e ujqërve” – tha profesori Mihaill Nedellçev dhe vazhdoi:
"Me “Gjuetinë e ujqërve” Ivajllo Petrovi u rrit si klasiku i madh i letërsisë më të re bullgare. Ky është një libër epokal, i cili lau si të thuash mëkatet e shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj, të cilët kanë qenë me një influencë gjatë viteve 50-60 të shekullit të kaluar, por të cilët kanë bërë kompromise në krijimtarinë e tyre. Kurse libri i Ivajllo Petrovit është njëkohësisht i pamëshirshëm dhe bashkë me këtë është i shkruar me një dashuri ndaj njerëzve në Bullgari. Ai nuk është satirik, nuk është grotesk. Është një libër tragjik, i cili në të njëjtën kohë e lartëson lexuesin, i cili mundet ta lexojë me kuptim. Unë kam komunikuar shumë me Ivajllo Petrovin, ishim kolegë në shtëpinë e botimit “Shkrimtari Bullgar”. Takimet me të ishin një sfidë, sepse ai kërkonte shumë nga bashkëbiseduesit. Kuptimi për të ishte në vend të parë, kuptim, i shprehur në mënyrë të përsosur, me fjalë të zgjedhura me shumë kujdes. Njëkohësisht qe dhe ironizues, ai e pëlqente humorin por jo dhe harenë dhe gëzimin e pakuptimtë, por për më tepër fjalën e mirë dhe me plotë kuptim. Ai asnjëherë nuk qeshte me zë të lartë, por fliste me zë të ulët dhe në mënyrë të qetë, me shumë vëmendje ndaj bashkëbiseduesit dhe ndaj fjalëve të vet."
Për Ivajllo Petrovin kritikët letrar thonë në mënyrë kategorike se që të gjithë librat e tij janë të dashura dhe të pranuara shumë mirë nga lexuesit. Por interesi ndaj romanit “ Gjuetia e ujqërve” akoma me daljen e vet është i jashtëzakonshëm. “Me të Ivajllo Petrovi doli nga epoka e socializmit, duke i rimenduar në mënyrë të pazakonshme këto 45 vjet dhe duke i rikrijuar përmes vështrimit të vet kritik mbi ngjarjet” – tha Mihaill Nedellçev. Dhe më shumë:
"Në roman shpaloset një model i ndërlikuar i mendimit gjeopolitik, i prezantuar përmes modelit të një çifligu në krahinën Dobruxha. Kundër kësaj ferme qëndrojnë fshatrat përreth, që dëshirojnë ta shkatërrojnë. Çifligu, pavarësisht se ku gjendet, është diçka kundër së cilës fshatari i zakonshëm revoltohet. Ky është konflikti kryesor në romanin e Petrovit, por ai është dhe diçka shumë më i ndërlikuar, sepse tregon sesi ideologjia mund ta kthejë njeriun në kafshë. Sesi ajo, me të gjithë agresivitetin e saj dhe pseudo-humanizëm mund ta bëjë njeriun vrasës, përdhunues dhe sesi e gjithë kjo shkatërron fijet e shoqërisë sonë. Ivajllo Petrov e njeh dhe e do jetën në fshatin bullgar, ai i njeh mirë dhe proceset e ndërlikuara shoqërore gjatë viteve 50, 60 dhe 70 të shekullit të kaluar, por në romanin “ Gjuetia e ujqërve” ai është i pamëshirshëm edhe ndaj jetës në fshat, me konservatizmin e tij dhe me moralin e ashtuquajtur tradicional. Në një mjedis të tillë njeriu i talentuar mund të shkatërrohet dhe ka mjaft shembuj për këtë. Një nga gjërat më të tmerrshme , të cilat mund të na rastisin është që në jetën tonë të ketë kohëra boshe. Ato janë vrima të zeza, të cilat na gëlltisin – ne, si persona dhe shoqërinë në tërësi. Në këtë lidhje Ivajllo Petrovi na ofron në mënyrë të qartë të gjitha shenjat dhe historitë, që mund të na orientohen dhe duke i përdorur ato të mund të marrim mësimet tona nga e kaluara."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Gergana Mançeva
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e..