Një nga simbolet e qytetit Razgrad – ora prapë mat kohën pasi afro dy vite nuk punonte për shkak të mekanizmit të shkatërruar. Administrata bashkiake nevojitej shumë kohë përderisa do të zbulonte një specialist i cili ishte gati të meremetojë pjesët mekanike të kësaj vegle, duke ruajtur mekanizmin autentik. Shumica e firmave propozonin të ndërrojnë pjesët e orës 154 vjeçare me vegla digjitale. Sipas mjeshtërve ora ishte tepër e amortizuar dhe punonte vetëm në saj të mjeshtërisë së orëndreqësit Illko Kolev, i cili mirëmbante simbolin e qytetit gjatë 25 viteve të fundit. Me restaurimin dhe montimin e elementeve të dëmtuara merrej mjeshtri Georgi Millçev nga Sofja. Ai shpjegon, se gjatë punimeve të ndreqjes dhe restaurimit të orës u ruajt mekanizmi origjinal me përjashtim të disa rrotave, të cilat i ndërroi. Më shumë kohë ai i kushtoi rimëkëmbjes së pjesës konstante të orës:
“Pjesa konstante është me më shumë rëndësi. Pesha e cila e vë orën në lëvizjen është e kalibruar – 1 kilogram. Kjo vegël garanton saktësi më të madhe. Rregullatorët e ajrit janë me sustë të ndërruar, gjë që ndihmon punën e lehtë të orës. Një mekanizëm aq i vjetër ndreqet vështirë” – shpjegon orëndreqësi Georgi Millçev.
Për rimëkëmbjen e orës së qytetit Razgrad Georgi Millçevi punoi bashkë me kolegun e tij Aleksandër Manolev, me të cilin kanë përvojë në restaurimin e eksponateve muzeore edhe në shtete të tjera evropiane. Në punimet u përfshi edhe mjeshtri Illko Kostov.
Kulla e orës në qytetin Razgrad u ndërtua në shekullin XVIII. Në pamjen e sotme u rindërtua në vitin 1864 nga Tonço Tonçevi një ardhës nga qyteti Trjavna. Kulla ka një arkitekturë origjinale, sepse i përngjan ndërtesës së kishës. Ajo përbëhet nga tri pjesa – e poshtmja dhe e mesmja janë të ndërtuara me blloqe prej guri në formën e paralelepipedit dhe janë të ndara me një kornizë. Pjesa e sipërme përbëhet nga tetë mure me një çati në formën e kubesë. Lartësia e kullës është pak më se 26 metra, ndërsa trashësia e mureve është përafërsisht 1 metër.
Ivo Stojanov nga Muzeu Historik i qytetit tregon se si mjeshtri Tonço Tonçev nisi të ndërtojë kullën. Sipas historikut mjeshtri vuri një bast me pashën vendor Mithad, se do të ndërtojë në Razgrad një kullë me orë. Në se pasha do të pëlqente kullën do t’i paguante mjeshtrit, në se jo – atëherë do të merrte jetën. Mirëpo, pasha mbeti i kënaqur nga vepra e mjeshtrit origjinal. Kështu edhe më sot, më se një shekull e gjysmë, kulla me orë u tregon kohën banorëve vendas.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..