Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë zgjidhje të shpejtë për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë

Foto: edition.cnn.com

Në një intervistë për agjencinë kombëtare të lajmeve të Maqedonisë nga Departamenti shtetëror i ShBA-së deklaruan se i përkrahin negociatat me ndërmjetësinë e OKB-së për zgjidhjen e problemit me emrin e Maqedonisë dhe bëjnë thirrje që Parlamenti maqedonas të përqendrohet mbi reformat e domosdoshme. Zëdhënësi i Departamentit Shtetëror ka nënvizuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se së shpejti do të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit”, informoi BGNES. Deklarata ishte bërë vetëm disa orë para vizitës së ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Koxias në Maqedoni për zhvillimin e negociatave me mikpritësit e tij – këto negociata supozohet se mund të jenë vendimtare për zgjidhjen e çështjes.


Dhjetëra ishin të ndaluarit në Turqi në festën e kurdëve Nevruz

Foto: BGNES

Policia në Turqi ndaloi dhjetëra njerëz  për hedhjen e parullave dhe për pjesëmarrje në manifestime në përkrahje të rebelëve kurdë  gjatë kohës së festimeve të lidhura me Vitin e Ri të kurdëve, të njohur si Nevruz. Zakonisht kurdët e përdorin këtë festë për të deklaruar identitetin e vet dhe të insistojnë për të drejta më të mëdha, shpjegoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Njerëz të ndaluar ka në Stamboll, Izmir dhe Adana. Në qytetin e populluar kryesisht me kurdë Batman policia i ka shpërndarë pjesëmarrësit e një mitingu të palejuar nga autoritetet. Kurdët përbëjnë rreth një të pestën e popullsisë së Turqisë.


Një referendum i anuluar u bë shkak për dorëheqjen e kryeministrit slloven

Foto: BGNES

Parlamenti i Sllovenisë pranoi dorëheqjen e kryeministrit Miro Cerar, i cili do të vazhdojë t’i zbatojë detyrat e kryeministrit derisa formohet qeveria e re. Cerar dha dorëheqjen e tij javën e kaluar, pasi Gjykata e Lartë e shtetit anuloi referendumin për një projekt kyç hekurudhor të qeverisë. Ai deklaroi se dorëheqja e tij është një përpjekje për të ruajtur shtetin nga grupet e interesit dhe të lobimit dhe se “ngjarjet e javëve të fundit nuk janë në interes të prosperitetit të Sllovenisë”. Së fundmi në shtet u organizuan një valë protestash dhe grevash në sektorin shtetëror.


Zoran Zaev: Integrimi i Maqedonisë në NATO nuk është një akt kundër Rusisë

Foto: BGNES

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se dëshira e shtetit të tij për të integruar në NATO nuk do të thotë se Maqedonia zë një pozitë kundër Rusisë. Kjo anëtarësi është dëshira e qytetarëve maqedonas dhe është prioritet strategjik i vendit, i shprehur akoma në vitin 1993. Anëtarësia e vendit të tij në NATO është me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe regjionit. Ai shtoi se një qëllim tjetër strategjik i Maqedonisë është përmirësimi i bashkëpunimit me Federatën Ruse.


Serbia po heton kundërshtarët e vaksinimit kundër fruthit

Foto: carsa.rs

Pasi 12 persona, në këtë numër 2 fëmijë vdiqën nga fruthi, autoritetet përgjegjëse serbe filluan hetime kundër personave publikë, që janë kundërshtarë të vaksinimit. Po diskutohen mundësitë për kërkimin e përgjegjësisë penale nga ta. Një grup prej 270 prindërish akuzuan muajin e kaluar 43 persona publikë, ndër të cilët ka një mjek, për këtë se “shkaktojnë panik” me deklarimet e tyre publike kundër vaksinimit. Vaksinimi është i detyrueshëm për fëmijët në Serbi, por gjykatat rrallë gjobojnë ata, të cilët e refuzojnë. Gjobat e parashikuara nga ligji janë midis 250 dhe 1250 euro.


Maqedonia do të ruajë mbishkrimin bullgar në një kishë në Shkup

Foto: bg.wikipedia.org, BGNES

Zëdhënësi i Ministrisë maqedonase të kulturës Petrit Saraçini ka thënë në një intervistë për agjencinë BGNES, se Maqedonia do të mbrojë një pllakë mermeri nga kisha e vjetër “Lindja e Hyjlindëses Mari” në Shkup. Mbi këtë pllakë që daton nga viti 1879 është shkruar: “Porta kryesore e Kishës Popullore Bullgare Lindja e Hyjlindëses Mari 20 korrik 1879”. Pllaka është gjetur në një vend të braktisur në qytet dhe mbi të ka shenja zjarri. Supozohet se bëhet fjalë për zjarrin e shkaktuar nga bombardimet e aleatëve  mbi Shkup më 5-6 shtator 1944. Dikur në oborrin e kësaj kishe ka pasur një shkollë e njohur si “Shkolla Pedagogjike Bullgare”.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD