Bullgaria tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj, falë kompanive për fluturime me tarifa të ulëta dhe Sofja, e cila para pak kohe ishte e panjohur për të huajte, bëhet gjithnjë më e arritshme për turistët. Njerëz të rinj me çanta mbi shpinat frekuentojnë vendet interesante në kryeqytet dhe nga data 17 prill për ta ofrohen udhërrëfyes audio, të cilët do të mund t’i përdorin në 7 gjuhë – anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, italisht dhe bullgarisht.
Kjo teknologji, e cila përdoret gjerësisht në muzetë botërorë, tani mund të jetë e dobishme në qytet. “Ky është një shërbim unik, i krijuar posaçërisht për ekskursione individuale” – shpjegoi Larisa Kuznecova – autorja e idesë për këto udhërrëfyese. Ajo dhe bashkë me bashkëshortin e saj Mihail Peshev vijen nga Irkutsk (Rusia). Duke bërë shëtitje në qytetin bregdetar Nesebar, ata kuptojnë sa e vështirë është për turistët të orientohen – bile kur kanë mundësi të bisedojnë me vendasit.
Tekstet për itineraret në Sofje dhe Plovdiv përfshijnë objektet më interesante për turistët, dhe prezantimet zgjasin rreth 3 orë. Për secilin objekt janë përgatitur tregime audio, në të cilat faktet historike prezantohen në mënyrë që të ngjallin kureshtje, me hollësi tërheqëse. “Janë bërë kështu që të jenë interesante për secilin turist, bile për nxënës”, shtoi Larisa. Për lehtësimin e turistëve në vendet, ku orientimi është tepër i vështirë, janë bërë video spote.
“Unë jam njeri, i cili dëshiron që gjithçka të jetë e përsosur. Prandaj i kemi kontrolluar shumë herë hertën dhe udhërrëfyeset audio me ndihmën e turistëve të huaj. Dëshirojmë të jemi të sigurt se përdoruesit e tyre nuk do të humbasin në qytet dhe pavarësisht se nuk janë me një ciceron, por me një pajisje elektronike, ata nuk do të ndiejnë ndonjë bezdi. Përkundrazi dëshirojmë që turisti ta ndiejë lirinë vetë t’i zgjedhë objektet, që janë interesante për të”.
Udhëzuesit audio ofrojnë më shumë informacion në krahasim me aplikacionet mobile. Tregimet për secilin objekt janë 4-6 minutashe. Për projektin „Audio Guide Bullgaria“ është përpunuar një softuer i posaçëm për dhënien me qira të pajisjeve dhe për rezervimin e tyre. Ai reglamenton gjithashtu ndërmjetësinë e hoteleve dhe mbledh të dhëna statistikore. Tani për tani interes më të madh ndaj produktit tregojnë tregjet e Indisë dhe Rusisë.
„Kërkonim pajisjen më të mirë multimediale, që ekziston në treg, e cila lejon ngarkimin e videos, fotografive, video në gjuhën e shenjave, e kështu me radhë” – saktëson Larisa. Kështu veprimtaria e tyre u zgjerua me akoma një drejtim tjetër – tani ata janë përfaqësues zyrtarë për 10 shtete ballkanike për pajisjet në fjalë audio dhe radio.
Pas Sofjes dhe Plovdivit shërbimi “udhërrëfyes audio për qytet” do të ofrohet për qytetet bregdetare Sozopol dhe Nesebër. Po përgatiten ekskursionet audio për to në 7 gjuhë. Larisa Kuznecova ka gjithashtu një blog në rrjetet sociale, ku ofron informacion të dobishëm për jetën dhe udhëtimet në Bullgari. Ajo është e lumtur se mund t’ua tregojë të tjerëve bukurinë, të cilën ajo e ka gjetur në shtetin tonë.
„Isha e mahnitur – sa e bukur është ky vend, i vogël për nga madhësia. Sa shumë kuriozitete ka. Ata, të cilët vijnë për pushimet e tyre veriore, nuk dinë sa gjëra interesante mund të gjejnë këtu, po të dëshirojnë të udhëtojnë më shumë”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..
Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..