“Arsimi dhe zhvillimi i teknologjive digjitale janë ndër theksat kryesore të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së”, komentoi Jasen Djullgerov, anëtar i Presidencës së Përhershme Bullgare pranë BE-së. Pikërisht arsimi ishte theksi i konferencës “Educate to create”: që nga përdoruesit digjitalë e gjer tek krijuesit digjitalë”, organizuar nga Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së. Në takim ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes Krasimir Vëllçev, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova dhe Eurokomisionari për Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin – Tibor Navaraçiç. Eurokomisionarja për ekonominë dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel gjithashtu ishte ndër pjesëmarrësit. Mbi 350 veta, përfaqësues të Komisionit Evropian, politikanë, pedagogë, studentë, inovatorë, përfaqësues të biznesit dhe studiues u përfshinë në forumin dyditor. Debatet u përqendruan te nevoja urgjente për përmirësimin e aftësive digjitale dhe cilësisë së arsimit në vendin tonë.
“Nxënësit lindin në botën digjitale. Ata kanë nevojë për të shprehur vetveten në sfera dhe në projekte të ndryshme nëpërmjet teknologjive digjitale. Të rinjtë kanë nevojë për të marrë sa më shumë dituri digjitale, që të shprehen në një mënyrë adekuate për mjedisin, në të cilin jetojnë” – komentoi Sillvia Kënçeva, eksperte në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Ndër temat e konferencës ishte zhvillimi i politikave për arsim të nivelit evropian, përfshi këtu Kornizën për kompetencat kyçe nga viti 2006, Planin digjital evropian për veprim dhe Pakon për modernizimin e arsimit. Theksi u vu edhe te dobitë e programit “Erasmus +” dhe mundësitë për financim evropian dhe përkrahje të aftësive dhe inovacioneve digjitale.
“Digjitalizimi është sfera, e cila u lejon shteteve – pa pasur rëndësi zhvillimin e tyre ekonomik deri në momentin e tanishëm, të garantojnë vlerë të shtuar në ekonomi. Arsimi joformal është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë dhe të biznesit. Bullgarët janë prej më të mirëve në lëmin e matematikës dhe shkencave natyrore. Jo një herë e kemi thënë këtë. Para një jave përfunduam punën me rekomandim të Këshillit të BE-së për kompetencat kyçe – digjitale, sociale dhe të sipërmarrësisë. Kombinimi prej tyre është në thelbin e suksesit” – tha Jasen Djullgerov.
Në kuadrin e konferencës u miratua “Thirrje për veprim nga Sofja” me rekomandime për politikanët dhe pedagogët në përkrahje të arsimit më efektiv digjital. Vizituesit kishin mundësi për t’u njohur edhe me inovatorët e rinj – nxënësit, të cilët i prezantuan projektet e tyre të teknologjisë së lartë. Vlladimir Gristov, nxënës nga Shkolla Teknologjike “Sisteme elektronike”, na tregoi:
“Kjo makinë është “Robko 01” – roboti i parë shkollor në Bullgari. Ai është prodhuar në Sofje në vitin 1987 dhe drejtohet nga kompjuteri “Pravec 8”. Pajisja ime lejon që roboti të drejtohet nga teknologjitë moderne kompjuterike. Desha të demonstrojë tendencën e tanishme në automatizimin industrial – teknologjitë e rrjetit po përhapen gjithnjë e më shumë në industri. Tendencat janë që uzinat të bëhet gjithnjë e më autonome dhe të ketë një komunikim më të madh mes makinave të prodhimit. Flitet për një revolucion të ri industrial.”
Ilian Kordev paraqiti punën e tij të diplomës në shkollë, me të cilën fitoi çmimin rinor të Asociacionit Bullgar të Teknologjive Informative:
“Ky është sistemi, i cili i kap sulmet e hakerëve në pajisjet LINUX. Problemi lidhur me sigurinë në industri është i madh. Gjithnjë e më shumë kompani bëhen viktima të sulmeve kibernetike dhe vendosa të ndihmojë.”
Martin Dacev na tregoi për projektin, me të cilin merr pjesë në garën shkollore “HACK TUES”:
“Bëhet fjalë për një aplikacion, i cili përpunon sasi të mëdha tekstesh dhe i përgjithëson. Është i dobishëm, sepse çdo ditë ka shumë linqe, artikuj, video dhe është bukur të ketë një përgjithësim, që të kuptojmë se ku të thellohemi. Aplikimi mund të jetë i dobishëm në shumë sfera – në mjekësi, në financa, në biznes dhe arsim.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Lluiza Llazarova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...