Në galerinë e kryeqytetit “Lloran” deri më 18 maj mund të shikohet një ekspozitë përfaqësive e piktorit Ivan Triçkov /1892-1959/. Në gjusmën e parë të shekullit të XX-të ai është i njohur në Bullgari, pa qenë mes emrave shumë të shquar Më vonë është harruar krejtësisht dhe deri diku i rënë në harresë. Përvjetori i 125 i lindjes së tij e shënuam në vitin 2017. Por ekspozita e tij u organizua tani sepse ka qenë e vështirë të grumbullohen krijimet – të shpërndara në shumë vende.
“Ivan Triçkov është i njohur kryesisht si piktor i peizazheve. Bashkëkohësit e tij e quajnë “Mjeshtri i peizazhit malor”– shënon kritikja e artit Marijana Avramova. Kjo shumë qartë mund të shikohet në ekspozitë. Në të ka pamje nga malet Rilla, Pirin, Stara Pllanina, lugina e lumit Marica. Dhe pikërisht për shkak të kësaj, titulli i ekspozitës është “Natyra e bukur e Bullgarisë.”
Fati i jetës i piktorit nuk është nga më të lehtit, tregon akoma Marijana Avramova. Ivan Triçkov ka lindur në qytetin Vraca. Mëson në Akademinë e Arteve. Studimin e tij e ndërpret për arsye sociale dhe etike. Merr pjesë në luftën Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore dhe pas kësaj përsëri nuk mundet të përfundojë Akademinë. Më tej ka një periudhë mjaft të gjatë, në të cilën punon në institucione të ndryshme shtetërore. Jep mësime në shkollë dhe kalojnë vite të gjata, derisa sa del në praktikë të lirë dhe fillon të sigurojë bukën e gojës vetëm me artin e tij. Në fund të viteve 30 të shekullit të XX-të tanimë është i njohur, dhe veprat e tij kërkohen. Mes adhuruesve të tij ka dhe njerëz nga elita – përfshi dhe nga pallati mbretëror, ambasadorë, shkrimtarë. Ka qenë një piktor mjaft produktiv, ka të dhëna për 22 ekspozita të tij.
Pas ndryshimeve në Bullgari gjatë viteve 1944-46 (fillimi i socializmit të tipit sovjetik) fati i piktorit përsëri merr një kthesë të madhe. Ai nuk është ndonjë kundërshtar i flaktë i sistemit të ri dhe të “realizmit të tij socialist”, por nuk u përshtatet mjaft atyre. “Fillojnë ta pranojnë në mënyrë polare” – thotë Marijana Avramova.
“Disa e pëlqejnë, kurse të tjerët jo. Thonë se arti i tij nuk është edukues. Në çdo një kritikë mbase ka shkak – sepse ka qenë i afërt me Pallatin. Natyrisht që deri në këtë moment dokumente konkrete nga arkivi nuk ka. Ai bie në harresë. Por në krahasim me fatin e piktorëve të tjerë, nuk hyn në burg, nuk u është i nënshtruar reprezaljeve. Thjesht bie interesi ndaj tij. Dhe ai është detyruar gjatë ditëve të shtunë dhe të diel të trokasë në portat e shokëve të tij dhe të të njohurve, që t’i shesë veprat e tij fare lirë.”
Deri në fund të jetës së tij Ivan Triçkov vazhdon të pikturojë. Shkon nëpër të gjithë Bullgarinë, dhe rikrijon atë, e cila i pëlqen atij. Dhe është mes piktorëve , të cilët me ngulm ndjekin ndjenjën e vet ta rikrijojnë natyrën. Ai është unik për nga gjinia, pothuajse nuk ka krijime të tjera përveç peizazheve. Mundet deri diku ta “lëviz” peizazhin, të përfshijë në të dhe figura të tjera, një farë pranie njerëzore, sepse ka qenë i kritikuar për faktin se në veprat e tij nuk ka lëvizje. Triçkov nuk bën kompromis me veten e vet si krijues. Pikturat e tij më të vona kanë po këtë rrezatim poetik. Krijimi i tij i fundit është punuar vetëm një vit para vdekjes.
Ekspozita e tanishme në Sofje është shoqëruar prej një katalogu, i cili në fakt është i pari për Ivan Triçkovin. “Deri në këtë moment nuk ka botime të tjera për jetën dhe krijimtarinë e tij. Prandaj jemi të kënaqur nga ky kombinacion të ekspozitës me katalogun, sepse mund të japim pak më shumë informacion për autorin” – thotë Marijana Avramova.
“Triçkovi zotëron perceptimin e përpiktë dhe të natyrshëm, një ndjenjë të posaçme për motivet natyrore. Krijimet e tij imponojnë ndjenjën e një realiteti pa fund” – shkruan kritikja e artit në këtë libër të parë të vogël, kushtuar piktorit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Pavllova
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..