Negociata intensive para takimit Zaev – Cipras në Sofje
Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e “problemit maqedonas” pritet se do të arrihet në takimin e kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të planifikuar më 17 maj gjatë kohës së Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje – informoi agjencia maqedonase MIA. Çështjet e lidhura me emrin e Maqedonisë do të jenë objekt i negociatave intensive një javë para samitit. Sipas burimeve diplomatike pavarësisht nga vështirësitë ekzistuese, për pjesën më të madhe prej temave është arritur përparim i konsiderueshëm.
Qiproja, Izralei dhe Greqia kërkojnë përshpejtimin e punës në lidhje me “East Med”
Liderët e Qipros, Izraelit dhe Greqisë deklaruan se dëshirojnë përshpejtimin e planeve për konstruksionin e gazsjellësit, i cili do të furnizojë gaz natyror nga Mesdheu Lindor deri në Evropë. Presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis deklaroi se tri shtetet kanë si qëllim të nënshkruajnë marrëveshje deri në fund të këtij viti. Kryeministri grek Aleksis Cipras e cilësoi projektin si “emblematik” për bashkëpunimin trepalësh. Gazsjellësi i Mesdheut Lindor është “projekt me interes të përbashkët” , i cili do të rrisë sigurinë energjetike të Bashkësisë, duke qenë një burim alternativ i gazit për Evropë dhe duke pakësuar varësinë e saj nga Rusia. Bullgaria mund të përfshihet në këtë projekt, i cili sipas planeve do të jetë gati deri në vitin 2025, nëpërmjet interkoneksionit midis sistemeve të gazit të Bullgarisë dhe Greqisë.
.
Një deputete nga Partia Demoktarike e Popujve u dënua me kusht në Turqi
Një deputete nga partia prokurde Partia Demokratike e Popujve (HDP) e Turqisë u dënua me një vit e tetë muaj burg me kusht për propagandë terroriste. Arsyeja për akuzën kundër Dilan Tashdemir u bë prania e saj në ceremoninë e varrimit të një terroristi nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PKK). Deputetja u dënua nga Gjykata e qytetit Erzurum me periudhë prove 5 vjet. Mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të Popujve janë prapa hekurave , përfshin dhe 9 persona, që ishin zgjedhur për përfaqësues të popullit në Parlament në zgjedhjet e fundit të vitit 2015. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, të cilën ajo e konsideron të jashtëligjshme.
Bosnjë e Hercegovina mori pohim zyrtar për vizitën e Erdoganit në Sarajevë
Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës mori nga Ambasada turke në Sarajevë pohim zyrtar për vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në kryeqytetin boshnjak më 20 maj. Kjo vizitë do të përqendrohet rreth ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet të dyja shteteve, ka deklaruar Ambasadori turk. Më herët mediat informuan se më 20 maj Erdogani do të organizojë në Sarajevë një miting të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit. Disa shtete perëndimore tashmë u ndaluan politikanëve turq të zhvillojnë fushata zgjedhore në territoret e tyre.
Kosova po pret liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se për herë të fundit shteti i tij shënon Ditën e Evropës – 9 maj pa liberalizimin e regjimit të vizave. Ai tha se deri në fund të vjeshtës kosovarët do të mund të udhëtojnë lirisht. Presim se gjatë qershorit Bashkimi Evropian do të pohojë zbatimin e të gjitha kritereve të lidhura me liberalizimin e regjimit të vizave” – sqaroi kryeministri i Republikës së Kosovës. Por për heqjen e vizave shteti më i ri i Evropës duhet të marrë pëlqimin e shteteve përkatëse të BE-së dhe për këtë proces ka nevojë për kohë.
Një gazetare malazeze u plagos nga persona të panjohur
Një gazetare investigative, e cila shkruan për kriminalitetin dhe korrupsionin në shtetin e vogël ballkanik, u plagos në këmbë nga persona të panjohur, njoftoi policia malazeze. 49-vjeçarja Olivera Lakiç është gazetare që punon në gazetën “Vijesti”. Sulmi kundër saj u krye para shtëpisë së saj në kryeqytetin Podgorica. Lakiç u çua në spital pa rrezik për jetën e saj. Gjashtë vjet më parë ajo u rrah për shkak të artikujve të saj të lidhura me marrëveshjet jotransparente të një fabrike të përpunimit të duhanit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..