Në vitin 2017 mbarë shoqëria botërore muzikore shënoi tre përvjetorë – 100 vjet nga lindja e këngëtares Ella Ficxherralld, е trumbetarit Dizli Gilespi dhe е pianistit Telloniës Monk. Kjo u bë shkak që shumë muzikantë në shenje respekti të rikrijojnë, sipas përfytyrimeve, kompozimet e tyre të përjetshme. Projekti i ri i këngëtares Hillda Kazasjan “Homage to Ella Fitzgerald” është sfida e radhës muzikore i hedhur asaj nga talenti i kësaj këngëtare amerikane xhaz.
Projekti përmban 12 prej këngëve të saj me popullaritet më të madh, të cilat Hillda Kazasjan prezanton bashkë me muzikantët Hristo Jocov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). Për këtë se si lindi ideja, vet këngëtarja rrëfen:
“Këtë ide e provokoi këngëtarja Mirosllava Kacarrova – organizatore e festivalit më të mirë xhaz tek ne Pllovdiv Xhaz Fest. Atëherë për herë të parë prezantova një program kushtuar përvjetorit të lindjes së këngëtares Ella Ficxheralld. Zakonisht punoj me muzikantët Hristo Jocov dhe Dimitër Karamfillov, por në Pllovdiv Xhaz Fest e prezantova programin me JP3 (Zhivko Petrov – piano, Veselin Veselinov – Eko – bas dhe Dimitër Semov – bateri). Pasi Hristo Jocovi e dëgjoi incizimin e koncertit vendosëm të bëjmë një album të tërë dhe të realizojmë një turne duke prezantuar këngët. Kështu krijuam një projekt, i cili si aranzhim dallohet nga të gjithë të deritanishme. Hristo Jocov dhe Dimitër Karamfillov bënë aranzhime shumë origjinale të këtyre këngëve aq të njohura të këngëtares Ella Ficxheralld.”
Për promovimin e albumit Hillda Kazasjan tregon:
“Në fakt ky është albumi im i parë në të cilin këngët janë në stilin xhaz. Vet muzika predisponon që secili nga muzikantët të ketë një liri dhe të japë nga vete më të mirën. Për koncertet tona zgjodha prapë salla teatrore. Turneu përshfin qytetet Burgas, Pllovdiv, Stara Zagora, Dobriç, Varna, Ruse. Muajin shtator kemi ndërmend ta prezantojmë albumin edhe në Festat e Artit “Apollonija” në amfiteatrin në Sozopoll.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..