Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blogerja e ushqimit Sofi Jotova me 123 aventurat e saj kulinare

БНР Новини

Gatimi jo gjithmonë është ajo barrë e bezdisshme dhe e mërzitshme, ajo detyrë e pakëndshme, që duhet ta kryejmë në fundin e ditës rraskapitëse. Në këtë beson Sofi Jotova, e cila është autorja e blogut të ushqimit FoodieBoulevard.

“E shijshme me buzëqeshje – 123 aventurat e kuzhinës” nuk është vetëm një libër me receta gatimi – mund të themi se është një ditar kulinar ose manual për krijimin e ushqimit me vlerë të plotë. Me ndihmën e ... “jorecetave”.

СнимкаKëto nuk janë receta, më mirë është të them se janë frymëzime – një kornizë, në të cilën njeriu hyn dhe duke përdorur parapëlqimet dhe shijen e vet eksperimenton. Dhe njëkohësisht kupton se si krijohet ushqimi i shijshëm – vazhdoi Sofi Jotova. Gjithmonë u bëj thirrje lexuesve të mi të mos kenë frikë se mund të ngatërrojnë diçka, sepse në çaste të tilla mësojmë gjëra, të cilat i përdorim në të ardhmen. Shumë prej gjellëve të përfshira në këtë libër janë rezultat i ndonjë eksperimenti, i cili është zhvilluar në ndonjë mënyre të papritur. Dhe shpesh  në raste të tilla bëhen gjëra të mrekullueshme”.

Në familjen e saj Sofi ka mjaft virtuozë të kuzhinës, por eksperimentet e saj fillojnë atëherë, kur ajo del nga shtëpia e prindërve dhe fillon të gatuajë vetë. Ajo luan me produktet ushqimore, sikur janë pjesëza prej një mozaiku të përsosur apo sikur krijon një pikturë. Gjashtë vite më vonë ushqimi tashmë ka një rol tepër të rëndësishëm në jetën e saj. Për të ai nuk është vetëm “karburanti” i trupit, është diçka më shumë – është një aftësi sociale për përafrimin e njerëzve.

Fillova të merrem me blogun tim FoodieBoulevard, sepse në vazhdim të 10 viteve problemi im kryesor ishte të ushqyerit emocional – një çrregullim ushqimor që lidhet me dieta të rrepta dhe rigoroze apo me të ushqyerit pa rregulla. Kjo torturë, kur e pranova ushqimin si armik, vazhdoi tepër gjatë. Pak nga pak erdhi ndryshimi – duke eksperimentuar ndjekjen e produkteve të ndryshme ushqimore mbi trupin tim, duke u mësuar ta pranoj ushqimin si art, apo si një instrument për frymëzim. Kështu më në fund arrita ta kultivoja këtë lidhje të shëndetshme me ushqimin.”

Снимка

Blogerja nuk beson se ndalimet mund të japin rezultat pozitiv. Mohimi i tundimeve gjithashtu nuk është rruga e drejt, sipas saj. Dhe këshillon të gjejmë alternativat e produkteve të dëmshme, t’i zbulojmë ato, që mund të jenë edhe të shijshme edhe me vlerë të plotë.

Снимка

Ushqimi i mirë është ai, i cili e sjell mirëqenien tonë – siç për psikikën, ashtu edhe për formën fizike. – shpjegoi Sofi Jotova. – Mund të kujdesemi për trupin tonë, për shëndetin tonë dhe për humorin e mirë në mënyra të ndryshme. Kur flasim për ushqim cilësor shpesh njerëzit mendojnë për produkte të shtrenjta. Në fakt kjo mënyrë e mendimit na pengon të bëjmë zgjidhjen tonë të drejtë. Unë personalisht preferoj të flas për ushqime me vlerë të plotë – ato mund të kenë burime të ndryshme, të jenë të gatuara në shtëpi, apo të blera në dyqan. E vetmja për të cilën kemi nevojë është informacioni dhe ndoshta pak dëshirë të provojmë gjëra të reja.”

Снимка

Sofi Jotova ka mbaruar studimet universitare për gazetari dhe në blogun e saj i bashkon dy gjërat më të preferuara – të shkruajë dhe të fotografojë. Mund të thuhet se arti i kuzhinës është gjuha, në të cilën ajo komunikon dhe me të ajo përpiqet t’i drejtojë mesazhet e saj. Një mesazh i tillë është se nëpërmjet ushqimit ne mund të tërheqim vëmendjen e njerëzve, të cilët ndryshe nuk do të na dëgjonin.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: foodieboulevard.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD