Bullgaria është në vendin e fundit në BE për nga respektimi i të drejtave themelore të punëtorëve, të cilat janë garantuar nga legjislacioni shtetëror. Ky është përfundimi i bërë nga presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov. Ai prezantoi raportin e tretë vjetor të sindikatës për tendencat në mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve tek ne. Siaps indeksit global të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave për nga shkelja e të drejtave Bullgaria renditet në mesin e artë, informoi zoti Dimitrov. Sipas studimit ndërkombëtar të shpallur para pak kohe ne jemi në grupin e tretë, në të cilin ndodhen katër shtete të BE-së – Spanja, Braitania e Madhe, Polonia dhe Hungaria. Më shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve ka në Rumani dhe Moldavi, duke pasur parasysh se në klasifikim hyjnë 142 shtete nga e gjithë bota. Njerëzit në Bullgari fillojnë të kërkojnë të drejtat e tyre gjithnjë e më aktivisht, mendon Pllamen Dimirtov dhe pohon se qëllimi i drejtpërdrejtë i sindikatës së tij është ulja e pragut të tolerancës së punëtorëve ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.
Problemi me pagat e vonuara të punëtorëve, i cili ishte përfshirë në rendin e ditës nga Konfederata e Sindikatave gjatë vitit të kaluar, ka zhvillim pozitiv, pavarësisht se sipas sindikatave mbetet kryesor. Në raportin vjetor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari për vitin 2017 është shkruar se pagat e vonuara përshëri shënojnë rritje. Për vitin 2017 ato janë pak më shumë se 28 mln. leva, duke pasur parasysh se për vitin 2016 shuma e tyre është rreth 21 mln. leva. Në të njëjtin dokument është regjistruar përkatësisht rritja e shumave të paguara – 19 mln. leva për vitin 2017 dhe 16 mln. leva për 2016-ën. Konfederata konstaton se shumat e vonuara rriten për shkak të dy ndërmarrjeve, në të cilat në fillimin e këtij viti kishte protesta. Tani ato nuk zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Detyrimet e tyre ndaj punonjësve janë 3,5 mln. leva. Për shkak të transparencës më të madhe dhe përqendrimit të vëmendjes shoqërore mbi këtë problem, gjatë këtij viti janë parashtruar më shumë ankesa nga ana e ish-punëtorëve kundër ish-punëdhënësve të tyre. Pavarësisht se organet e kontrollit pranë Agjencisë së Punësimit nuk kanë të drejta të ndërhyjnë në këto situata, ato kanë bërë procesverbale të konstatimit të shkeljeve.
“E drejta e lidhjes së kontratave kolektive për mbrojtjen e interesave kolektive të punonjësve shtetërorë është një nga betejat, të cilat akoma nuk i kemi fituar dhe duhet bërë shumë në këtë drejtim” – mendojnë sindikalistët nga Konfederata. Ata shohin veprime të qëllimshme anti-sindikale nga ana e organizatave të punëdhënësve, që kërkojnë ta diskreditojnë dialogun social dhe të drejtën e lidhjes së kontratave kolektive me ndërmjetësimin e sindikatave. Më shumë për këtë temë shpjegoi Çavdar Hristov – zëvendëspresidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari:
“Në raportin tonë drejtojmë vëmendjen e shoqërisë, të organizatës sonë dhe të organeve shtetërore – të pushtetit legjislativ dhe të atij ekzekutiv, ndaj këtyre problemeve në legjislacion, të cilat presim se do të zgjidhen. Kështu 8 vjet pritëm realizimin e së drejtës së nëpunësve shtetërorë në organizimin e grevës. Dhe kjo e drejtë tashmë është fakt. Shpresoj se periudha për pranimin e vendimit për të drejtën e lidhjes së kontratave kolektive të nëpunësve shtetërorë nuk do të jetë aq e gjatë. Shmangja e vazhdueshme për të kërkuar zgjidhjen e problemeve të tilla të rëndësishme herët a vonë do të përfundojë. Përndryshe do të vonojmë progresin e këtij vendi dhe zhvillimin normal të marrëdhënieve të punës.”
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaMe ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..