Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi debutues “No Stars At All”i Lili Ilievës dhe formacionit “Minimum Quartet”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Muzika e xhazit është liri, një formë shprehjeje pa kurrfarë kufizimesh. Pikërisht këtë ndjenje të lirisë do ta ndajë me publikun më 23 qershor në “Studio 5” në Sofje këngëtarja Lili Ilieva, bashkë me muzikantët nga “Minimum Quarteti”. Arsyeja për koncertin e tyre është albumi i ri “No Stars At All” i shkruar nga këngëtarja. Shumica prej pjesëve fillimisht kanë qenë instrumentale, por me shkrimin e teksteve nga Lili Ilieva në gjuhën angleze, ato kthehen në vepra vokale.

Kam mbaruar kionservarorin “Prince Claus” në Groningen të Holandës – tregoi Lili. Muzikantët e tjerë të grupit gjithashtu kanë studiuar atje, por në vite të ndryshme. Arsimi ynë atje ka ndikuar fort vizionin tonë për muzikën dhe na ka dhënë një shije të posaçme muzikore. Jam mirënjohëse për këtë se e pata mundësinë të studioja në Groningen, sepse programi arsimor atje është shumë i pasur. Pata mundësinë të mësoj drejtpërsëdrejti nga njerëz, të cilët po merren aktivisht me xhaz në skenat më të mëdha amerikane. Profesorët tanë ishin emra të shquar të muzikës xhaz, çdo javë tek ne vinin muzikantë të ndryshëm, të cilët shkëmbenin me ne përvojën e tyre të grumbulluar gjatë viteve. Dhe kjo për ne ishte shumë e dobishme. Groningen është një qytet i vogël. E mira atje ishte kjo se kishte konkurrencë, por në përgjithësi mjedisi ishte më miqësor në krahasim me atë në Amsterdam. Në kryeqytet ka njerëz nga tërë bota dhe konkurrenca është prej një lloji tjetër.



Dimitër Ljolev (saksofon) Aleksandër Llogozarov (kitarë), Boris Taslev (bas) dhe Borisllav Petrov (bateri) dhe Lili Ilieva u takuan këtu në Bullgari para 4 vitesh:

Në vend të parë na bashkoi muzika dhe mënyra, në të cilën e pranojmë atë. Në se nuk e ka kiminë që vjen natyrshëm midis njerëzve, nuk besoj se diçka mund të bëhet. E mira në rastin tonë është se vazhdimisht zbulojmë gjëra të reja për vetveten dhe për të tjerët në skenë. Kur interpretojmë jemi në dialog të vazhdueshëm. Kur me Aleksandër u kthyem në Bullgari dhe filluam të bisedonim me muzikantë të ndryshëm të muzikës xhaz i “zbuluam” të tjerët nga grupi. Patëm nevojë të bënim muzikë së bashku vazhdimisht. Kështu lindi “Minimum Quartet”. Filluam me aranzhime të reja të pjesëve klasike të muzikës xhaz. Sipas meje krijimi i muzikës sonë është etapa tjetër që vjen në menyrë të natyrshme.



Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD