Qyteti Aprillci – lagja “Ostrec” çdo verë është mikpritës i “Tubimit ballkanik të këngës bullgare”. Festivali u krijua me idenë që të grumbullojë grupe muzikore amatorësh dhe solistë nga të dyja anët e Ballkanit (ky është emri tjetër i malit Stara Pllanina), si dhe miq nga afër dhe larg, të tërhequr nga këngët, por dhe nga shumëllojshmëria e madhe e bimëve, burimeve të kulluara, natyra piktoreske e Ballkanit të Mesëm. Festa zhvillohet në vigjilje të 24 qershorit, kur shënojmë Lindjen e Joan Pagëzorit, ose Ditën e Enjos, siç është e njohur festa në Bullgari /Enjo, ose Jane janë format e shkurtra të emrit Joan, Ivan në bullgarisht/.
Veliana Angellova – sekretare dhe bibliotekare e vatrës kulturore “Bëdeshte 1894” (“E ardhmja – 1894”), lagja Ostrec – qyteti Aprillci bëri ftesë për aktivitetin e ardhshëm folklorik:
“Tubimi ballkanik i këngës bullgare” organizohet për të tetëmbëdhjetin vit me radhë me ndihmën e bashkisë “Aprillci” dhe të vatrës kulturore në qytetin Ostrec. Me të hapim simbolikisht verën turistike, e cila është gjithnjë e më tërheqëse – me natyrën unikale, ajrin e kristaltë, shtigjet dhe itineraret e bukura. Për tubimin janë regjistruar mbi 35 kolektive. Ka shumë të rinj, të cilët do të marrin pjesë. Kjo flet se traditat bullgare po ruhen. Në vatrën tonë kulturore ka pesë kolektive amatorësh, të cilët këndojnë dhe vallëzojnë. Kemi një grup për folklor autentik, një grup vokal, një kuartet, një klub për valle popullore, një kolektiv teatral. Kemi grupe të organizuara, të cilët kanë mësime të qeramikës (qeramika e Trojanit është karakteristike për rajonin), të artit figurativ etj. Vatra jonë kulturore është një qendër e vërtetë e jetës shpirtërore. Përpiqemi të ruajmë kulturën bullgare dhe traditat tona. Ju ftoj me kënaqësi të madje me 23 qershor (ditën e shtunë) në orën 10 në sheshin para vatrës kulturore në lagjen “Ostrec” të qytetit Aprillci në edicionin e 18 të “Tubimit ballkanik të këngës bullgare”. Le të dëfrehemi, ta ndiejmë magjinë e folklorit, ta shohim natyrën tonë të bukur. Ia vlen të na vizitoni.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i hajvarit" dhe "Nga sënduku i gjyshes". Për të tretin vit radhazi, ajo arriti të bashkojë patriotë nga..
Në muajt e ardhshëm në kryeqytetin e Sofjes, Burgas (Bullgari Jugore) dhe Ihtiman (Bullgari Jugore) do të mbahen tre cikle punëtorish për qeramikë dhe leksione edukative për shkollën e qeramikëssë Busincit. Në kuadër të projektit “Traditat”,..
Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..