Në muajin e parë të Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian (në janar) Partia Socialiste Bullgare kërkoi mocion mosbesimi ndaj kabinetit “Borisov 3” me argumentet se qeveria nuk mund t’a përballojë korrupsionin. Tani, në muajin e fundit të Presidencës socialsitët përsëri kërkojnë mocion mosbesimi, këtë herë për probleme të rënda në fushën e sigurisë. Herën e parë opozita nuk arriti sukses, ndoshta kështu do të jetë edhe tani.
Edhe gjatë janarit, edhe sot, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e përkrahë Partinë Socialsite, por votat e të dyja formacioneve nuk mjaftojnë për suksesin e mocionit të mosbesimit. Partia e afaristit Veselin Mareshki zuri pozitë pritjeje, kurse koalicioni qeverisës i partisë GERB dhe Patriotëve të Bashuatr e përkrah kabinetin. Ndryshe nga koalicioni në pushtet ai opozitar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” nuk mund të arrijë unanim aq të fortë mes pjesëmarrësve të saj. Pohim për këtë është përjashtimi i Bashkimit Bujqësor “Aleksandër Stambolijski” nga radhët e saj. Arsyeja është se bujqit jo vetëm se kërkojnë të marrin pjesë veçmas në zgjedhjet e ardhshme , por arrijnë kompromise për disa çështje me qeveritarët.
Gjërat kryesore, për të cilat do të flitet në debatin parlamentar dihen paraprakisht. Gjatë fundjavës socialistët e akuzuan qeverinë se nuk i plotëson detyrat e saj të lidhura me garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e kufijve shtetërorë. Kritikat janë lidhur dhe me transferimin e përgjegjësisë për mbrojtjen e popullit në duar e firmave private dhe me marrëveshje të “fshehta” me liderët evropianë, të cilat do të jenë në dëm të shtetit. GERB-i i cëlësoi këto akuza si spekulime dhe i hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Nga Patriotët e Bashkuar deklaruan se Partia Socialiste Bullgare nuk ka argumente serioze për mocionin e mosbesimit dhe qëllimi i vetëm i tij është lidhur me përfundimin e Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së. Sipas tyre shoqëria bullgare tani nuk pret dhe nuk dëshiron ndryshimin e qeverisë.
Në këto rrethana duket logjike pyetja pse kërkohet ky mocion mosbesimi, në se është e qartë se opozita nuk mund të arrijë sukses. Dhe pse duhet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme parlamentare në lidhje me të, në se argumentet e palëve janë shpallur paraprakisht. Në Bullgri kërkimi i mocionit të mosbesimit përdoret kryesisht për të përqendruar vëmendjen e njerëzve mbi ndonjë temë politike. Këtë herë qëllimi është të nënvlerësohen arritjet e Presidencës Bullgaret të Këshillit të BE-së. Kjo tezë mund të kontestohet, por është fakt se këto mocione mosbesimi e ngarkojnë shoqërinë së tepërmi. Në tërë historinë e re të shtetit asnjëherë mocionet e mosbesimit nuk kanë arritur sukses. Dhe kjo akoma një herë pohon sa të pakuptimta janë ato.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin..