Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët nga Ukraina mësojnë gjuhën bullgare në qytetin Razgrad

БНР Новини

30 fëmijë dhe 10 mësues nga Qendra kulturore arsimore bullgaro-ukrainase “Media” në Odesën e Ukrainës, marrin pjesë në seminarin dyjavor të gjuhës bullgare në qytetin Razgrad. Seminari organizohet me ndihmën e Qendrës shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në partneritet me shkollën tetëvjeçare “Ivan S. Turgenev” në qytetin verilindor bullgar. Me anë të një dekreti ministror nga viti 1993 për realizimin e arsimimit të bullgarëve jashtë shtetit, që të gjithë personat me kombësi bullgare, të cilët jetojnë më vete ose në bashkësi bullgare, kanë të drejtë të frekuentojnë kurs dyjavor kualifikues, duke u përfshirë në programe të ndryshme arsimore në Bullgari. Në qytetin Razgrad seminari zhvillohet për vit të parë dhe do të vazhdojë deri më 1 korrik.

Снимка

Miqtë janë akomoduar në shtëpinë e pushimit “Pçelina” në vendin me të njëjtin emër. Për ta janë siguruar leksione dhe ushtrime në gjuhën bullgare, në historinë dhe gjeografinë bullgare, në muzikën popullore dhe artet etnografike. Gjatë kohës së seminarit fëmijët njihen me traditat dhe zakonet kombëtare, kurse lektorët nga Qendra shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave zhvillojnë mësime praktike me mësuesvit.

Снимка

Nxënësit nga shkolla tetëvjeçare “I. S.Turgenev” marrin pjesë aktive në programin e përgatitur për moshatarët e tyre ukrainas, si dhe në vizitat në vende interesante kulturore dhe historike në rajonin e qytetit Razgrad dhe në kryeqytetet e vjetra bullgare – Pliska dhe Veliki Presllav. Mbrëmjet e fëmijëve bullgarë dhe ukrainas janë plot me lojëra tradicionale, rreth zjarrit në kamp mikpritësit tregojnë përralla.

Снимка

Bullgarët e Besarabisë u pritën në godinën e administratës së rrethit në qytetin Razgrad nga vërsnikët e tyre nga shkolla e Razgradit me bukë, merudhi dhe mjaltë. E duam shumë mëmëdheun tonë të vjetër, çdo një fëmijë nga grupi ka rrënjët e veta në Bullgari, premtojmë të mësojmë gjuhën bullgare dhe të njihemi me vëllezërit tanë sllavë”, tha mësuesja  nga Ukraina – Viktorija Stojanova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Sadet Kërova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë të rinj nga diasporat bullgare nëpër botë duan të studiojnë në Bullgari

Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut..

botuar më 25-08-18 4.49.MD

Për herë të parë në Bullgari mbahet kongresi ndërkombëtar i punuesve të dantellës

Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..

botuar më 25-08-16 8.00.PD

OPEN BUZLUDZHA mbledh mijëra nën “pjatën” e monumentit më të njohur në Bullgari

Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..

botuar më 25-08-16 7.00.PD