Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Art pa moshë

Izolimi social i të moshuarve kapërcehet edhe me frekuentime të organizuara të veprimtarive kulturore

БНР Новини

Fondacioni “Credo Bonum” ka popullaritet në qytetet më të mëdha të vendit me fushatën “Libra për pleh”, e cila inkurajon njerëzit të mbledhin mbeturina prej plastmase kundrejt të cilave marrin libra nga autorë të kohës sonë. Kjo nismë punon në dy drejtime. Ajo  ndihmon edukimin ekologjik të njerëzve dhe në të njëjtën kohë vjen të kujtojë dobinë e leximit. Me një ide tjetër fondacioni përqendron vëmendjen mbi jetën dhe mbi kohën e lirë të pensionistëve. Posaçërisht për ta është projekti “Art pa moshë”, qëllimi i të cilit është të inkurajojë të moshuarit të frekuentojnë ndonjë shfaqje teatrore ose ndonjë koncert kështu që të njihen me jetën kulturore të kryeqytetit. Ideja është që t’u ndihmohet pensionistëve të kapërcejnë izolimin social, fajtorë për të cilin në një farë shkalle janë teknologjitë moderne.

Që nga fillimi i muajit maj dhjetëra vullnetarë u përfshin në misionin “Shoqëro të moshuar në ndonjë veprimtari kulturore në Sofje” (timeheroes.org). Në sajë të tyre dhjetëra të moshuar frekuentuan galeri, koncerte në sallën “Bëllgarija” dhe shfaqje të tjera kulturore në kryeqytet. Veprimtaritë me hyrje të lirë gjatë verës nuk janë një fenomen i rrallë, por informacioni për to vështirë arrin deri te moshuarit. Për këtë arsye nisma “Art pa moshë” është e orientuar pikërisht te kjo që në mënyrë më të lehtë të moshuarit të informohen për mundësitë të cilat i ofron afishja kulturore e qytetit. “Ftesa është për njerëzit, jeta sociale e të cilëve është e përqendruar deri në minimum për shkak të mungesës së informacionit”, thekson Milla Stojanova, koordinatore e projektit dhe vazhdon:

Снимка

СнимкаIdeja fund e krye i përket Fondacionit tonë “Credo Bonum”. Që prej disa vitesh mendojmë ndonjë projekt lidhur me të moshuarit. Jemi me përshtypje se shumica e aktiviteteve dhe projekteve janë të orientuara te të rinjtë. Doli që nuk ka asgjë për të moshuarit. Herët ose vonë secili prej nesh përfundon së punuari. Emëruam projektin “Art pa moshë” dhe e realizuam gjatë muajve maj dhe qershor. Përgatitja na gëlltiti nja 2-3 muaj. Tani për tani e realizojmë vetëm në kryeqytet. Shpresojmë që së shpejti do të arrijmë të përhapim edhe në qytete të tjera të vendit. Më shumë informacion për veprimtari të ndryshme ka në internet, ndërsa të moshuarit rrallë e shfrytëzojnë këtë mundësi për informacion. Edhe të kujdesen për nipërit e tyre të moshuarit gjithnjë mund të kushtojnë disa orë për të frekuentuar ndonjë ekspozitë, koncert ose ndonjë veprimtari tjetër, për më tepër gjatë verës kur prindërit çuditet se çfarë të bëjnë me fëmijët e tyre në pushim. Dhe në se gjyshet dhe gjyshat disponojnë informacion për aktivitete kulturore mund të frekuentojnë së bashku me nipërit. Në kuadrin e projektit botuam një buletine kulturore me veprimtari falas dhe i përhapim ne vende ku mund të përqendrojmë vëmendjen e njerëzve. Nuk është i tepruar një informacion i hollësishëm për pasurimin kulturor të jetës.

Përveç projektit në fjalë orientuar te të moshuarit, fondacioni para kohe realizoi një veprimtari tjetër orientuar te ata njerëz të cilët nuk mund të shfrytëzojnë kompjuterin dhe rrjetet sociale. Ndaj tij interesi ishte edhe më i madh, thekson zonja Stojanova dhe vazhdon:

Снимка

Në fillim organizuam kurse falas për pensionistë në dy shkolla të kryeqytetit. Të gjithë që kishin dëshirë mund të regjistroheshin. Por që atëherë hasëm po këtë problem, se nuk ka kanale për komunikim me njerëzit e moshuar. Edhe organizuam një kurs falas, ndaj të cilit menduam, se do të kishte interes të madh. Por përhapja e informacionit për të ishte një detyrë e vështirë. Në saj të këtij kursi të moshuarit mësuan të shfrytëzojnë internetin. Secili erdhi me shpresa dhe dituri të ndryshme. Kishte edhe të tillë të cilët kurrë nuk e kishin shfrytëzuar kompjuter. Megjithëqë kishte nivele të ndryshme për aftësimin e diturive kompjuterike, të gjithë ishin unanim, se kurset ishin shumë të dobishme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: timeheroes.org, credobonum.bg dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD