Nga data 20 korrik deri më 5 gusht kryeqytetasit si dhe miqtë e kryeqytetit tonë do të mund të shijojnë imagjinatën e madhe dhe larminë e pikturave të fëmijëve, të renditura në ekspozitën në galerinë Gifted Sofia. Piktorët e vegjël kanë krijuar për iniciativa të ndryshme të fondacionit bamirës ndërkombëtar për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta “DHE UNË MUNDEM”/I CAN TOO/ gjatë 12 vjetët e fundit, kurse paratë e mbledhura në “ankand të qetë” nga shitja e veprave të bukura do të shkojnë për një kauzë bamirëse.
“DHE UNË MUNDEM” u ndihmon fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre – tregon Desisllava Eneva, përfaqësuese e fondacionit. Ekzistojmë tanimë 12 vjet, kurse fillimi është vënë nga Neli Radeva. Në sajë të saj ne u kthyem në një nga organizatat më dalluese në Bullgari. Me të gjitha veprimtaritë, të cilat i organizojmë, ne kemi për qëllim jo vetëm të popullarizojmë problemet e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të familjeve të tyre, por dhe të mundohemi të përmirësojmë cilësinë e tyre të jetesës. Grumbullojmë mjete, krijojmë iniciativa gjatë gjithë vitit, përmes të cilave në bazë të një mënyre pozitive flasim mbi temën për fëmijët me aftësi të kufizuara.”
Fondacioni punon me fëmijë nga shkollat e ndryshme dhe nga Pallati i fëmijëve në Sofje, kurse pikturat e treguara në ekspozitë janë më shumë se 100.
“Gjithmonë jemi munduar t’i inkurajojmë fëmijët të shprehin veten e vet. Dhe këtu janë pothuajse të gjitha pikturat, të cilat i kemi mbledhur gjatë viteve, sepse sipas nesh që të gjitha pikturat e fëmijëve janë të shkëlqyera, pavarësisht se çfarë kanë pikturuar. Ato zbulojnë vështrimin dhe mendimin e një fëmije, të cilët gjithmonë janë të bukur. Më shpesh fëmijët pikturojnë peizazhe, diçka me ngjyra, natyrë, lule. Sipas meje këto janë gjërat të cilat çdo një fëmijë i lidh me bukurinë, dashurinë, me lirinë me gjërat të cilat i duam që të gjithë ne” – thotë Desisllava Eneva.
Për çfarë do të shkojnë paratë e mbledhura?
“Aktualisht i kemi drejtuar përpjekjet tona drejt programit aktual “Terapist mobil” – i përgjigjet pyetjes Desisllava Eneva. Ai është në përkrahje të “Qendrës terapeutike për shpresa “ në Sofje. Ajo, për të cilën familjet kanë një nevojë më të madhe është të ketë një automobil të specializuar, i cili të mund të transportojë fëmijët nga shtëpitë e tyre në këtë qendër, që të mund ata të marrin rehabilitimin e duhur. Dhe një gjë tjetër, e cila është shumë e domosdoshme është që të ketë një rehabilitues, i cili realisht të vizitojë familjet, që të mundet pavarësisht nga gjendja në të cilën janë fëmijët, ata të mund të marrin një shërim dhe trajtim tonik çdo ditë.”
Në Qendrën për fëmijë me aftësi të kufizuara marrin rehabilitim 50 fëmijë me diagnoza nga më të rëndat, kurse për realizimin e këtij programi është i domosdoshëm një buxhet vjetor me vlerë 56 000 euro. Një pjesë nga mjetet do të vijnë prej dhuruesve, kurse për mbledhjen e pjesës tjetër mund të ndihmojë çdo një, i cili e përkrah kauzën dhe blen pikturë, të pikturuar nga fëmijët në përkrahje të moshatarëve të tyre me nevoja të veçanta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Desisllava Semkovska
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..