“Merr pjesë dhe ti – spastro dhe lexo” – apelojnë nga Qendra Letrare “Grinuiç” dhe EKOPAK Bullgaria, organizator i fushatës “Një letër e vjetër për një libër të ri”. Iniciativa po zhvillohet për herë të 6 të radhës dhe sivjet do të kalojë në 6 qytete bullgare – Burgas, Haskovo, Sofja, Ruse, Pleven dhe Plovdiv. Në çdo një qytet partnerë janë bashkia dhe biblioteka bashkiake, kurse në Sofje ngjarja është një pjesë nga kalendari i ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit dhe është nën patronazhin e kryebashkiakes Jordanka Fandëkova.
“Qëllimi ynë është që me aq sa mundemi të pasurojmë eko-kulturën e fëmijëve, sepse besojmë se, sa më të vegël arrijnë të kuptojnë se është e rëndësishme që të riciklojmë, t'i mbledhim plehrat në mënyrë të ndarë, kaq më mirë – thotë Siana Kolibarova, koordinatore e fushatës. Në të njëjtën kohë deshëm të inkurajojmë fëmijët që të lexojnë. Sepse ata duhet të dinë, se të gjitha janë një e tërë, të gjitha gjërat të cilat ne i bëjmë na formojnë si njerëz. Dhe në qoftë se i mbledhim në mënyrë të ndarë mbeturinat, në qoftë se lexojmë libra, kjo do të na bëjë mbase, njerëz më të mirë.”
Rregullorja e fushatës “Një letër e vjetër për një libër të ri” është e lehtë dhe e qartë: Fëmijët bashkë me prindin e vet ose shoqërues, dorëzojnë 5 kilogramë letër të vjetër për riciklim dhe në këmbim marrin një libër të ri për fëmijë me zgjedhje, të dhënë nga 11 nga shtëpitë botuese më të mëdha në Bullgari. Siana Kolibarova saktëson se, sado letër mbi 5 kilogramët të sjellë fëmija, ai mund të marrë vetëm një libër me zgjedhje, por do të marrin një libër - peshqesh – një botim të posaçëm të EKOPAK Bullgaria “Grijn tijn”.
Koordinatori rikujton se pranohet çdo llojë letre: “Shumë shpesh na pyesin nëse mund të jetë me glanc. Mundet. Mund të sjellin gazeta, revista, letër të vjetër nga printer, karton, kashunë, letër ambalazhimi.” Kurse sa u përket librave:
“Titujt janë nga më të larmishmit, të paracaktuar për mosha të ndryshme dhe do të jenë shumë – premton Siana Kolibarova. Gjithmonë i parashikojmë titujt kështu që të gjithë fëmijët të cilët vijnë, të mos të mbeten të zhgënjyer, të mund të ketë një zgjedhje të mjaftueshme. Kështu që ka libra për lexuesit më të vegjël, në të cilat ata duhet të vendosin ngjyrat ose të lidhin disa gjëra, por ka dhe të tillë, të cilët janë më serioze dhe janë për fëmijët më të mëdhenj.”
Është me rëndësi të dihet se fëmijët, të cilët kanë dëshirë të marrin libra, duhet të vijnë personalisht:
“Shumë shpesh vijnë prindër, të cilët na thonë se fëmija është në shtëpi. Ose gjyshe dhe gjyshër, të cilët duan shumë që të marrin libër për nipërit dhe mbesat e veta dhe kjo është e shkëlqyer – thotë Siana Kolibarova. Por, ne duam që fëmija vet të përjetojë ditën dhe vetë të kalojë përmes të gjithë procesit, që ta kuptojë, ta mendojë. Prandaj ideja është që fëmija vet të vijë tek ne, të dorëzojë letrën e mbledhur, të shkojë në banakun ku janë të nxjerra të gjitha librat dhe vet të zgjedhë librin që dëshiron.”
Në çdo një qytet do të ketë një program kulturor shoqërues, në të cilin do të përfshihen grupe vokale vendase dhe të vallëzimit . “Ky do të jetë edhe një shans i ri që fëmijët të mund të paraqiten. Në çdo një qytet do të ketë dhe teatër të kukullave, i cili udhëton bashkë me ne dhe i cili do të luajë shfaqje të posaçme për fëmijët”, shton Siana Kolibarova.
Janë përgatitur po kështu dhe viktorinë interesante, konkurse dhe lojëra, në të cilat që të gjithë pjesëmarrësit mund të fitojnë libra dhe dekorata suplementare, të siguruara prej sponsorëve dhe partnerëve. Dhe, kuptohet, ju presin këngë dhe valle të shumta, hare, gëzim dhe momente dëfryese.
Ja se kur dhe ku do të zhvillohet ngjarja:
Burgas – 8 shtator nga ora 10:00 deri më 14:00 në parkun përpara Panteonit
Haskovo – 9 shtator nga ora 10:00 deri më 14:00 në skenën e sheshit “Svoboda”
Sofja – 16 shtator nga ora 10:30 deri më 19:00 në bulevardin Vitosha numër 37 përpara qendrës Letrare “Grinuiç”
Ruse – 23 shtator nga ora 10:00 deri më 14:00 në sheshin “Svoboda” përpara Gjykatës
Pleven – 24 shtator nga ora 10:00 deri më 14:00 në sheshin “Vëzrazhdane” përpara godinës së Bashkisë
Plovdiv – 29 shtator nga ora 10:00 deri më 14:00 në sheshin “Stefan Stambollov” përpara godinës së Bashkisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..