Në një ambient plot me harta të vjetra gjeografike, në të cilat shihet Bullgaria – bile në periudhën kur ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, Instituti Diplomatik Bullgar feston përvjetorin e vet të 15. Në galerinë “Misioni” miq dhe diplomatë ia dhanë fjalën emigrantit doktor Simeon Simov, dhe me interes dëgjuan historitë për koleksionin e tij shumë të vlefshëm prej mbi 4000 hartave gjeografike, librave dhe gravurave.
Doktori Simeon Simov është një mjek i njohur botërisht në fushën e inseminimit artificial, i cili në vazhdim të shumë viteve ka punuar në Gjermani. Ai dhuroi një pjesë të madhe nga hartat e veta gjeografike arkivave të shtetit, kurse detyra e tij e ardhshme është të pajisë një kabinet në Akademinë Muzikore, ku do të mund të dëgjohen 1500 pllakat e tij të gramafonit.
"Doktori Simeon Simov, si një nga dhuruesit më të mëdhenj tek ne, është shembull dhe frymëzim me qëndrimin e vet ndaj historisë dhe trashëgimisë – thotë Tanja Mihajllova, drejtoresha e Institutit Diplomatik, duke inauguruar ekspozitën “15 harta të vjetra të Bullgarisë për përvjetorin e 15-të të Institutit Diplomatik”. Me dhurimin e vet prej hartave të shumta të vjetra gjeografike, gravurave dhe librave për Agjencinë Shtetërore të Arkivave ai bëhet bullgari i radhës që bën një gjest të tillë të mirë dhe i cili e meriton admirimin tonë. Dhe ne, duke e vlerësuar veprimtarinë e tij, disa vite me radhë organizojmë ekspozita mbi bazën e koleksionit të tij. Kjo ekspozitë tregon një fakt interesnt – në hartat e vjetra gjeografike, të bëra nga hartografët më të mëdhenj evropian, Bullgaria gjithmonë është e pranishme me emrin e vet – bile dhe në periudhën, kur nuk ka qenë një shtet i pavarur."
Pasioni koleksionues i doktorit Simeon Simov ndizet si me shaka në Paris, pas ikjes së tij nga vendi ynë, menjëherë pasi komunistët vijnë në pushtet. Aty ai kërkon që të blejë një hartë të Bullgarisë, kurse shitësi e pret me pyetjen: “Ku gjendet ky shtet?”
“Kjo është harta e parë e shtypur e botës, e cila daton që nga viti 1476 – sqaron Simeon Simov. Që prej këtij viti ka dy harta – njëra është e shtypur në Romë dhe qyet “Harta e Romës” kurse tjetra në Venecie dhe e mban emrin “Harta e Venecies”. Kjo hartë evropiane është nga viti 1500 – ajo është nga Bazeli dhe është shumë e mirë, sepse e gjithë Evropa është përbërë nga shtete dhe Bullgaria ndodhet në mes të tyre. Që të gjitha vendet janë të paraqitura në formën e një perandoreshe – Evropa është një grua. Kjo hartë është nga viti 1737 dhe është harta e parë bullgare, në të cilën është treguar vetëm Bullgaria.”
Instituti diplomatik lind përpara 15 vjetëve, kur vendi ynë negocion për anëtarësinë e vet në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai është shkolla e parë për diplomatë në historinë tonë moderne. Dhe me qenë se bota ndryshon, kurse me të dhe kërcënimet, sot diplomatët duhet të presin sfida gjithnjë e më të mëdha. Situatat rrezikuese përpara tyre janë lidhur me vetë politikën, por po kështu me terrorizmin me sigurinë kibernetike dhe shumë të tjera. Por, a janë të përgatitur profesionalistët bullgarë – “gjithmonë mund të bëjmë akoma më shumë”, sipas fjalëve të Tanja Mihajllovës.
“Nganjëherë më vjen keq se diplomati i sotëm dallohet shumë nga përfytyrimi tradicional – vazhdon ajo. Kuptohet se prej tij pritet që t’i ketë aftësitë e një diplomati klasik – të flasë gjuhë të huaja, të mbajë një komunikim të mirë, të zhvillojë bisedime, të provokojë besim. Por, me qenë se bota është shumë më e hapur, diplomati duhet të zotërojë dhe të ashtuquajturën diplomaci publike – të komunikojë me rrethe, të cilat janë jashtë atyre zyrtaret, të prezantojë imazhin e Bullgarisë përmes ngjarjeve dhe iniciativave, të mund t’i përdorë rrjetet sociale. Por, mendoj se kërkesat klasike janë të rëndësishme dhe po t’i ketë ato si bazë, një diplomat i ri mund të bëhet multifunksional.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..