Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Draginovci i duan, i ruajnë dhe i lavdërojnë traditat e vjetra vendase

БНР Новини

Në bazë të numrit të banuesve të vet, Draginovo renditet në vendin e katërt mes fshatrave në Bullgari. Fshati është i vendosur në Rodopet Perëndimore, në afërsi me qytetin Velingrad. Në të kaluarën ka qenë i njohur nën emrin Korova /nga turqishtja Kuru-ova – që do të thotë fushë e thatë/, kurse që nga viti 1971 është riemërtuar me emrin Draginovo, për nder të priftit Metodij Draginov – një prift ortodoks, autor i përmbledhjeve për konvertimin në islam të popullsisë ortodokse bullgare në malet Rodopi. Kështu quhet dhe vatra e kulturës, e themeluar gjatë vitit 1936 nga disa mësues vendas – njerëz të zgjuar nga fshati, të cilët ndërmarrin si mision ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.

Veprimtaria fillestare kulturore është e përqendruar në bibliotekë. Më vonë amatorët paraqiten dhe me shfaqje të veta teatrale. Një ngritje të veçantë në jetën e vatrës së kulturës vjen gjatë themelimit gjatë vitit 1969 të Ansamblit për këngë dhe valle autentike të fshatit Draginovo. Fillimisht është formuar grupi i burrave, kurse gjatë vitit 1970 fillojnë të këndojnë dhe gratë, krijohet dhe trupa e vallëzimit. Për këngët në këtë krahinë është karakteristike të kënduarit me dy zëra /diftong/ – një tipar dallues i krahinave folklorike të Shopëve dhe të Pirinit. Ky lloj të kënduari takohet vetëm në qyteza të caktuara nga regjionet e tjera.

Снимка

Këngët dhe vallet e amatorëve nga fshati Draginovo, të veshur në veshjet e tyre të vjetra dhe të larmishme popullore tërheqin vëmendjen e specialistëve dhe të publikut nëpër tubime dhe festivale. Paraqitjet e tyre të suksesshme janë kurorëzuar me dekorata të shumta në skenat tona dhe ndërkombëtare. Shumë i madh është kontributi i themelueses dhe drejtuese muzikore e Ansamblit, Greta Kadjova, e cila vazhdon veprimtarinë e saj edhe sot e kësaj dite. Ajo ka një përvojë e cila i dedikohet arsimit të saj në shkollën e mesme muzikore në qytetin Plovdiv, në pjesëmarrjen e vet shumëvjeçare në korin e qytetit nën shkopin e dirigjentit profesor Asen Diamandiev dhe studimit të vazhdueshëm të folklorit origjinal të fshatit Draginovo dhe rikrijimit të tij skenik.Krenaria e saj muzikore është se, mundet të tërheq dhe të rinjtë në të kënduarit dhe të vallëzimit në ansambël.

Ansambli për një folklor autentik - fshati Draginovo interpretojnë :”Këngë autentike popullore”


Ky fshat i shkëlqyer në rajonin e qytetit Vilingrad është i lidhur me malin Rodopa – një mal i gjerë, i fuqishëm dhe i bëshëm me zërat e vetë të bukur dhe me njerëzit e mirë”, tregon Greta Kadjova. “Fshati Draginovo është një fshat i madh, ku jetojnë myslimanë, bullgarë të cilët kanë pranuar fenë myslimane dhe të krishterë. Të krishterët janë pak, por jeta e të gjithëve është e bukur. Ata kuptohen shkëlqyeshëm. Jetojnë shumë mirë njerëzit. Traditat, të cilat unë i gjeta përpara 48 vjetëve kur erdha nga qyteti Velingrad, nuk janë të pakta. Festohet festa “Kërçibuk” – më 27 mars. E mban këtë emër sepse shkohet në oborr dhe ndizet çibuk /llullë/ nga ata të cilët kanë dalë, tu drejtojnë oferta barinjve për stinën e punës. Në mbrëmje bëhen tubime, të rinjtë qerasen, shkojnë për barbarozë. Dita e Shën Gjergjit në fshatin Draginovo festohet 2 ditë. Përgatitja paraprake është serioze – 2-3 javë më parë. Më interesantja është se, myslimanët të fejuar deri në këtë moment, ngjyrosin vezë në kohë nate, i venë nëpër torba, të punuara në mënyrë shumë të bukur prej tyre, dhe ua dhurojnë fëmijëve. Në ditën e dytë bëhen kolovajze si njëherë e dikur. Festohet dhe nderohet shumë festa pranverore “Bllagovest” /Bllagoveshtenie/ Ungjillëzimi i Hyjlindëses. Në këtë ditë shkojnë në pyll për barbarozë, i shpien tufat nëpër shtëpi, ulen nëpër kopshtet e veta dhe përsëri vajzat dhe djemtë beqar mblidhen nëpër tubime, këndojnë, dëfrejnë. Kur vajta në fshat për të punuar, për herë të parë kuptova për ritualin interesant para dasmës të quajtur “teljosvane”. Tek ai është karakteristike zbukurimi i fytyrës së nuses së ardhshme me pudër, me gurrëza shumë ngjyrëshe, me fije të arta dhe të argjendta e të tjera, kurse nusja është e veshur në veshjen e saj dasmore popullore.

Снимка

Në qoftë se dasma është ditën e shtunë ose të diel, vajzën e zbukurojnë /“teljosvat”/ ditën e premte, atëherë bëjnë në formë gërsheti dhe flokët e saj. Kjo traditë e bukur vazhdon edhe sot.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: draginovo.com dhe dnevnik.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD