Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simon Leunbach: “Qëkurse fillova t’i bie fyellit, u dashurova pas Bullgarisë, kurse bullgarët dhe muzika popullore bullgare janë pjesë e jetës sime”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Sikurse kam ndërmarrë një udhëtim të gjatë dhe të bukur, i cili nuk dua që të përfundojë ndonjëherë – këto janë fjalët e danezit Simon Leunbach, të drejtuar me një mirënjohje të madhe ndaj mësuesit të tij – fyelltari i njohur Stojan Veliçkov. Një incizim i dëgjuar fare rastësisht nga një pllakë gramafoni të muzikantit të njohur fitoi zemrën e danezit, i cili e ndien vendin tonë si atdhe i dytë. Në këtë mënyrë fyelli bullgar bëhet për Simon Leunbach burim i frymëzimit të përhershëm dhe yll udhëzues në jetë.

Për veten e vet, për përkushtimin në muzikën bullgare, ai na tregoi në gjuhën tonë:

"Prej shumë viteve merrem me gjuhën bullgare, me kulturën dhe muzikën bullgare. Gjithçka filloi gjatë vitit 1982 kur qesh në qytetin Veliko Tërnovo në një seminar veror që të mësoj filologji bullgare. Gjatë asaj kohe qesh i ndezur pas folklorit të popujve latinë. Gjatë seminarit kishim mësime mbi kulturën tradicionale dhe muzikën dhe atëherë dëgjova një melodi të ngadaltë në fyell, nga e cila “u çmenda” nga emocioni. Vendosa se patjetër duhet të ekzekutoj në këtë instrument, i cili ka një tingëllim të shkëlqyer. Shkova në dyqan dhe bleva fyell, por ai nuk ishte me një cilësi shumë të madhe. E njihja mirë flautin klasik, flautet e Amerikës jugore, por nuk kisha parë se si i bihet fyellit. Dy vjet më vonë kisha një fat shumë të madh. Në Sofje u njoha me fyelltarin më të madh të të gjitha kohërave – Stojan Veliçkov. U lidha me të , kurse ai më priti me një dashamirësi të madhe dhe më dha shumë kurajë për të vazhduar. Filluam me melodinë e mrekullueshme “Ka dashuruar Safeta”, me të cilën u dashurua pasi e dëgjova nga pllaka e gramafonit. Pas akoma 2 viteve të tjera punuam seriozisht 2 muaj të tëra dhe kështu u vu baza e teknikës sime prej fyelltari. I kam fyejt e Stojanit dhe kjo për mua është një vlerë e madhe.

Stojan Veliçkov ekzekuton “Të majtën” – incizim i Simonit i cili ka fotografuar duart e mjeshtrit

Gjatë vitit 1992 u lidha me një grup danez “Ballkantranzit”, dhe i ndeza të ekzekutojnë muzikë popullore bullgare. Për ne ajo është e çuditshme, e kuptojmë pak vështirë sepse nuk e kemi në gjak, por filluam të krijojmë melodi mbi ritmet e parregullta. Sapo përfundova meloditë mbi këngën “Është ulur Donka” e cila është në përmasë 7+7+11 – kështu që fare nuk është e lehtë, por është shumë e bukur. Dhe vajza ime e pëlqen muzikën bullgare. Pata nderin të punoj me këngëtarët popullorë Janka Rupkina, Manoll Mihajllov. Gjatë vitit 2006 incizuam një disk me interpretime të tyre. Aty ka një këngë të ngadaltë të Jankës “E ktheva kopenë” në bazë të tekstit të Pejo Javorovit. Me qenë se Janka jo gjithmonë mund të jetë me ne në Danimarkë, vajza ime Laura Leunbach, /e cila merret me një lloj krejtësisht tjetër muzike/ e këndon nëpër koncerte, kurse publiku mbetet i mahnitur. Që nga vet fillimi unë u dashurova pas Bullgarisë, pas bullgarëve dhe muzikës. Për mua kjo është një gjuhë e cila më pasuron, më jep emocione dhe është pjesë nga jeta ime. Kur vij këtu, ndihem sikurse jam në shtëpi."

Laura këndon “E ktheva kopenë”

Simon Leunbach tregon dhe për profesionin e tij, për veprimtarinë e tij si ambasador i kulturës bullgare dhe i artit në Danimarkë.

"Tani po punoj si mësues i gjuhës daneze për të huajt, të cilët jetojnë dhe mësojnë në Danimarkë. Ka njerëz nga e gjithë bota. Gëzohem se kam edhe nxënës bullgarë. Për ta është kureshtare se kanë një mësues, i cili di dhe bullgarisht. Unë jam kryetar i shoqatës kulturore “Danimarka - Bullgaria”, organizojmë festa, ngjarje kulturore, filma, të cilat tregojnë për Bullgarinë. Para pak kohe kishim një takim me shkrimtarin Gjeorgji Gospodinov. Ai qe në qytetin Orhus dhe patëm rastin të bisedojmë me të. Ka dhe diçka shumë interesante - në Orhus ka tri vende me emra bullgare: një pavijon i madh, i cili shikohet nga deti dhe quhet “Varna”. Pranë tij ka një klub, i cili quhet “Silistra”. Kemi dhe një klub, i cili quhet “Marica”. E gjithë kjo i detyrohet një danezi, i cili ka marrë pjesë në Luftën Çlirimtare gjatë viteve 1877-78 në ushtrinë ruse dhe ka qenë shumë i pasionuar pas Bullgarisë. Kurse kur ka blerë një pjesë nga Orhusi, u ka dhënë këto emra."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD