Gjatë hulumtimeve të kështjellës mesjetare Agatopolis në afërsi të qytetit Ahtopoll, arkeologët zbuluan thesarin më të madh me sende të llojllojshme gërmuar deri tashti në rripin e bregdetit bullgar. Këtë e njoftoi docenti Andrej Allaxhov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik.
Thesari ishte në një enë speciale për ruajtjen e grurit. Krahas vathëve, gjerdaneve dhe stolive të ndryshme për flokë, specialistët zbuluan edhe 854 monedha të argjendta dhe të arta që datojnë nga mesi i shekullit të XVIII-të. Sipas docentit Allaxhov thesari është fshehur në një gropë nga grabitësit që të jetë mbrojtur.
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...
Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..