Këto ditët e fundit në Sofje u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temë: “Islami ballkanik – barrierë apo urë për radikalizëm?”
Debatet për radikalizmin në Bullgari shpërthejnë periodikisht në lidhje me ngjarje konkrete. Gjatë vitit 2016 vëmendja ishte tërhequr nga miratimi i Strategjisë për kundërveprim ndaj radikalizmit dhe terrorizmit, nga debatet rreth projektligjit për luftimin e terrorizmit dhe nga një proces juridik në qytetin Pazarxhik kundër 14 imamëve të akuzuar për përhapjen e ideve të ISIS-it me thirrje për luftë. Gjatë vitit 2017 shkasi për debate mbi këtë temë u bënë disa probleme rreth financimit të fesë myslimane në Bullgari. Atëherë dikasteret kompetente shtetërore nuk shprehën qartë qëndrimin e tyre, ndërsa ekspertët paralajmëruan se shteti duhet të marrë angazhime ndaj myslimanëve në territorin e vet, sepse investimi në marrëdhënie paqësore ndërfetare është investim në siguri.
Gjatë 2018-ës debatet zhvillohen në një situatë më të ndryshme. Përgatitja e ndryshimeve në Ligjin për fetë është në fazën finale. Bëhet fjalë për amendamente të cilat kanë të bëjnë me idenë për mbrojtjen e feve tradicionale dhe për eliminimin e mundësive për radikalizmin në bazë të fesë. Kryesia e Komunitetit Mysliman në Bullgari ngul këmbë që Instituti Mysliman në vend të akreditohet zyrtarisht. Kështu klerikët myslimanë të arsimuar në institut do të mund t’i kryejnë shërbimet fetare pa qenë objekt i ndikimeve të huaja myslimane. Në këtë lidhje shteti propozoi që t’i rritë subvencionet për fetë tradicionale, kështu qe ato të harxhohen për pagat e klerikëve të bashkësive të ndryshme fetare. Edhe pushtetarët, edhe opozita kërkojnë që feja e krishterë ortodokse dhe ajo tradicionale myslimane të kenë të drejtën e hapjes së shkollave fetare. Koalicioni “Patriotët e Bashkuar” ngulin këmbë që shërbimet fetare të kryhen vetëm nga klerikët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e tyre në Bullgari, ose nga të tillë me diplomë të huaj të njohur nga institucionet kompetente në vend. Në dallim të viteve të kaluara tani në vend nuk ka shfaqje shqetësuese të radikalizmit. Edhe situata në regjion duket më e qetë. Kështu mund të flasim më tepër për prevencë dhe jo për kundërveprim ndaj dukurisë në fjalë. Vëmendja e ekspertëve është përqendruar jo vetëm te situata në Bullgari, por edhe te gjendja në shtetet fqinje.
Para Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Ambasadori Valentin Radomirski, i cili është drejtor ekzekutiv i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, komentoi se aktualisht islami në Ballkan nuk është radikal. Prandaj ai duhet të konsiderohet si barrierë dhe jo si urë për radikalizëm. Sipas ekspertit është më korrekte të flitet për islam “tradicional” dhe “jotradicional” dhe jo për islam “radikal”. Sa për rrezikun nga importi i islamit jotradicional, z. Radomirski mendon se ai tani për tani është minimal, sepse myslimanët vendas në shumicën e vendeve ballkanike janë lidhur ngushtë me bashkësitë vendase jomyslimane.
Profesoresha Iskra Baeva – historiane në Universitetin e Sofjes “Sv. Kliment Ohridski”, gjithashtu është e këtij mendimi. Sipas saj “risku që në territorin e Bullgarisë të realizohen akte terroriste nga grupazhet radikale islamike është minimal, sepse mungon grumbulli kritik prej njerëzish, të aftë për të krijuar mundësi logjistike për veprime të tilla”. Në përkrahje të kësaj teze prof. Baeva rikujtoi se në dallim të shteteve të tjera në Ballkan, në Bullgari nuk ka xhihadistë, të cilët të luftojnë në anën e ISIS-it në Lindjen e Mesme.
Drejtori i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ljubomir Kjuçukov mendon se islami ballkanik është barrierë para radikalizmit të myslimanëve në Evropë, por paralajmëron se ka të ngjarë që kjo barrierë të hiqet shpejt dhe të forcohet rreziku nga Lindja e Mesme. Sipas mendimit të Kjuçukovit barriera me e sigurt kundër islamit radikal është Turqia, sepse pavarësisht se atje po vëzhgohet vendosje politike e islamit Presidenti Recep Tayyip Erdoğan përpiqet të ruajë kontrollin mbi radikalizmin islamik.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë Lindore në fund të viteve 1980 të shekullit të ХХ-të për të bërë doktoraturën...
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në histori si luftëtar i distancimit të priftërinjve nga jeta politike, dhe si një nga shpëtimtarët e..
Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se..
Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje..
Gjithsej 59 persona humbën jetën dhe 155 u plagosën nga zjarri gjatë një koncerti të grupit të njohur “DNA” që shpërtheu mbrëmë në diskotekën..