Një kryq unik me pjesë të vogël prej Kryqit të Jesu Krishtit gjetën arkeologët në kalanë Trapezica në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore).
Ai është me filigran dhe pesha e tij është 75 gramë. Sendi është në gjendje të mirë, i ruajtur tërësisht dhe është gjetur në hapësirën mbrapa altarit të kishës së sapo zbuluar në kodrën Trapezica.
Sipas ekspertëve kryqi është punuar në Bizanti në pjesën e dytë të shekullit të XII-të dhe është i vetmi kryq ekolpion prej ari në botë. Ka tri krye të tilla të argjendta dhe ato ndodhen në Gjenevë.
Në gërmimet e sivjetshme arkeologjike në pjesën perëndimore të Trapezicës shkencëtarët gjetën pjesë prej një rruge dhe 30 varre me stolisje dhe monedha të arta.
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..
Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..
Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..