Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i parashikimeve optimiste

БНР Новини

Pas dy ditësh të debateve Parlamenti miratoi buxhetin e vendit për vitin 2019. Në fakt nuk ka dallime mes variantit fillestar të propozuar nga Ministria e Financave dhe variantit zyrtar, që u miratua. Nuk u morën vesh madje disa propozime të argumentuara mirë nga ana e opozitës. Në Bullgari mendohet se miratimi i Buxhetit Shtetëror është kulmi i punës së Kuvendit Popullor gjatë tërë vitit. Ka disa arsye për këtë, sepse shteti mbetet punëdhënësi më i madh në vend, investitori më i madh dhe më i pasur dhe faktori kryesor në zgjidhjen e problemeve lidhur me arsimin, politikën sociale, shëndetësinë, sigurinë dhe mbrojtjen. Këto janë sfera, të cilat prekin çdo një shtetas bullgar.

Gjëja e parë që mund të thuhet për Buxhetin Shtetëror është se ai është më i madhi në historinë bashkëkohore – 22.730 mlrd euro shpenzime, që është me 3 mlrd euro më shumë, sesa buxheti i sivjetshëm. Le të bëjmë një krahasim, duke përmendur se buxhetit i vitit 2019 i ekonomisë më të fuqishme në Bashkimin Evropian – ai i Gjermanisë, është 356 mlrd euro, ose pothuajse 16 herë më shumë sesa janë financat publike të Bullgarisë. Fakti se parashikohet që shteti të harxhojë kaq shumë para, do të thotë se të gjithë, të cilët shpresojnë te buxheti, do të marrin më shumë. Kjo në të vërtetë është kështu, por siç dihet paratë nuk mjaftojnë kurrë.

Paga minimale do të rritet nga 256 euro në 283 euro. Mot paratë për pensionet dhe kujdesinë sociale do të jenë me mbi 440 mln euro, ndërsa shteti do të paguajë gjithsej mbi 7 mlrd euro. 275 mln euro më shumë do të harxhohen për sektorin “Shëndetësia”, ndërsa për sektorin “Mbrojtja dhe Siguria” – 240 mln euro. Arsimi do të marrë mbi 180 mln euro më shumë. Parashtruesi i buxhetit – Ministri i Financave Vlladisllav Gornaov, deklaroi para deputetëve: “Për mendimin tim buxheti është një prognozë e mirë për vitin tjetër”. Nëse kjo është vërtetë kështu nuk është shumë e sigurt, sepse shenjat e para të vonimit ciklik të rritjes ekonomike tashmë vëzhgohen jo vetëm në Bullgari, por në tërë Evropën, madje Zvicra regjistroi ulje të Produktit të Brendshëm Bruto. Ky vonim nuk mund të mos ndikojë edhe mbi ekonominë e vogël bullgare, duke kufizuar një prej burimeve kryesore të rritjes – eksporti.

Përqindja më e madhe në shpenzimet e shtetit janë ato për politikën sociale - në përkrahje të të papunëve, të njerëzve me çrregullime, të të varfërve, pensionistëve. Nga data një janar i vitit 2019 do të rriten të gjitha pagat e administratës publike, ndërsa nga një korrik do të aktualizohen edhe pensionet me 5.7 për qind. Parashikohet gjithashtu rritje e pagave të mësuesve, policisë, ushtarakëve, mjekëve. Përveç pagave më të larta, ushtria dhe forcat e sigurisë do të marrin gjithashtu subvencione më të larta nga ato të deritanishme shtetërore për riarmatosjen. Përmasa maksimale e borxhit shtetëror në fund të vitit 2019 duhet të jetë 12 mlrd euro, ndërsa tavani për vitin 2018 është 13 mlrd euro. Të gjitha këto shifra flasin se aktualisht pushtetarët e vendit kanë vetëbesim, megjithëse vitin tjetër do të ketë të paktën dy lloje zgjedhjesh – për Parlament Evropian dhe zgjedhje bashkiake. Nuk është e rastit se bujaria në disa sektorë konsiderohet nga disa vëzhgues më tepër si “premtime paraelektorale”. Nëse kjo vërtetë është kështu, është vështirë të thuhet. Mirëpo, është fakt se politika e deklaruar ekonomike dhe sociale në buxhetin e vitit tjetër duket shumë më e afërt me nevojat dhe mundësitë reale të vendit dhe është një hap përpara në rrugën drejt mirëqenies së bullgarëve, të cilët deklarojnë gjithnjë e më qartë se nuk dëshirojnë të jenë evropianët më të varfër.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD
Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD