Sivjet kori i femrave “Elica” shënon 30 vjet prej themelimit të vet. Formacioni muzikor ka pasur shumë koncerte dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme. Ka dy kompakt disqe, është duke u përgatitur albumi i tyre i tretë, i cili do të incizohet gjatë vitit 2019.
“Kori u krijua para 30 vitesh në kohëra shumë të rënda, si për vendin tonë, ashtu dhe për vetë formacion – na rikujton këngëtarja Cveti Këneva. – Në fillim ishin pjesë e strukturës së një vatre kulturore. Pas ndryshimeve gjatë vitit 1989 e humbëm këtë përkrahje. Bëmë shumë përpjekje, që të dalim nga kjo situatë e vështirë dhe të vazhdojmë të këndojmë. Dirigjentja e parë, me të cilën punonim si formacion i veçantë dhe me të cilën e zgjodhëm emrin e korit “Elica” është Maria Jovçeva. I zhvillonim provat tona në salla të ftohta, pa rrymë elektrike, pa piano, vetëm me kamerton... Përjetuam shumë vështirësi për këto 30 vite, por nuk e kemi ndërprerë veprimtarinë tonë. Tani mund të them me krenari se çdo një prej dirigjentëve e ka dhënë kontributin e vet, që të jetë “Elica” kori i tanishëm. Çdo një prej nesh mori diçka që të zhvillohet si këngëtare. Për mendimin tim aktualisht kori disponon përbërjen e tij më të mirë. Marrëdhëniet midis nesh janë të mrekullueshme. Ne takohemi edhe jashtë provave dhe jemi shoqe shumë të mira.”
Që prej dy vitesh dirigjenti i korit “Elica” është Dimitër Stojanov. Ja se çfarë na tregoi ai:
“Dirigjentja e mëparshme Galja Petkova më ftonte herë pas here që ta zëvendësoja dhe ta ndihmoja në prova. Kemi mësuar së bashku në Shkollën Muzikore dhe në Akademinë Muzikore në Sofje. Këto ishin përshtypjet e mia të para nga puna me korin “Elica”. Mendoj se që nga atëherë ne u pëlqyem me këngëtaret. Galja duhej të shkonte në një qytet tjetre dhe krejt natyrshëm unë e zëvendësova. Krijova një proces të ri provash, i cili jep rezultate. Marrëdhëniet e mira dhe miqësia janë baza kryesore mbi të cilën zhvillohemi. Rikrijojmë këngë të vjetra, po kërkoj dhe këngë të reja të përshtatshme për këngëtaret. Unë kërkoj këngë, që pëlqehen si nga unë, ashtu dhe nga kori. Kështu përgatitet më lehtë repertori i korit për koncertet. Unë këmbëngul për shumëllojshmërinë duke e përgatitur programin e ndonjë ngjarjeje. Zakonisht formacione të tilla muzikore këndojnë këngë nga krahina të veçanta folklorike. Unë kam një pozitë më të ndryshme – më interesojnë kompozitorët, fati i tyre krijues dhe çfarë i ka motivuar që të kompozojnë, ose ta përpunojnë folklorin.”
Kryetarja e korit është Doçka Dimitrova, e cila kujdeset për shfaqjet e korit “Elica” te ne dhe në botë. Formacioni ka fituar shumë çmime në të gjitha festivalet, ku ka marrë pjesë – në Maqedoni, Serbi, Turqi, Malin e Zi, Itali, Gjermani, Holandë etj. Në Harmonie festival në qytetin Limburg të Gjermanisë kori ka marrë pjesë tri herë. Aktiviteti zhvillohet në çdo katër vjet dhe atje takohen grupe folklorike nga mbarë bota. Toren festival – Holanda gjithashtu është ndër forumet e mëdha folklorike botërore, ku kori ka pasur mundësinë të marrë pjesë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..