Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët nga Universiteti i Veliko Tërnovos zbukurojnë mjedisin urban

БНР Новини

Gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar, personalitete të afirmuar në artet e bukura mbërrijnë në kryeqytetin tonë të lashtë, që ti përkushtohen arsimimit të klasës së parë të studentëve në degët artistike në institutin pedagogjik në qytet.

Gjatë vitit 1963 në kodrën historike “Mali i Shenjtë”, ku në një nga manastiret e atyshme patriarku Evtimij themeloi  shkollën letrare të qytetit Tërnovo, hap dyert universiteti i parë jashtë kryeqytetit. Instituti i Lartë Pedagogjik “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” siç është quajtur ai gjatë asaj kohe, ka ofruar përveç disiplinave humanitare  dhe një trajnim në fushën e arteve të bukura. 

СнимкаKëtë, të cilën mund ta përmend për krijimin e Fakultetit për Arte të Bukura, janë themeluesit e parë, të cilët kanë vënë themelet e shkollës së re artistike bullgare – tregon dekani docent Boris Zhelev. Në qytetin Veliko Tërnovo vijnë profesori Nikolla Kozhuharov , profesori Vasill Stanillov, profesori Vasill Zahariev, si dhe asistentë të rinj të cilët sapo kanë përfunduar akademinë artistike, Aleksandër Terziev, Nikolla Gellov, Ivan Marinov, Spiridon Borisov, Nikolla Haxhitanev. Kurse 10 vjet më vonë punën e tyre e vazhdojnë nxënësit e tyre.

Снимка

Gjatë historisë së vet mbi gjysmëshekullore, fakulteti ka arsimuar më shumë se 3 mijë studentë – mësues në degën e arteve të bukura, drejtorë të galerive artistike, pedagogë në Akademinë Kombëtare Artistike dhe në universitete të tjera. Kurse sot, ofron arsim të modernizuar në degët si “piktura”, “grafika “, “skulptura”, “pikturimi mural”, “vizatimi dhe intermedia”, “Dizajni grafik dhe komunikimet vizuale”. Por, meqenëse gjatë shekullit të 21 bota është e hapur, nxënësit e fakultetit kalojnë një pjesë nga arsimi i tyre në universitetet evropiane në kuadrin e programit “Erasmus+”, kurse studentë kryesisht nga Spanja, Franca, Polonia, në radhë të vet vijnë në Universitetin e Veliko Tërnovos.

Снимка

Përveçse i përsosin aftësitë dhe mjeshtëritë e tyre artistike në atelietë e universitetit, studentët marrin pjesë dhe në jetën e qytetit, duke kontribuar për estetikën e tij dhe për ndryshimin e mjedisit arkitekturor. Për shembull  ata e transformojnë pamjen e tregut komunal, zbukurojnë fasadat e godinave, i kthejnë parqet  në hapësira të artit.

Снимка

Gjërat të cilat i  projektojnë studentët tanë, nuk janë vetëm projekte iluzore dhe imagjinare, por pjesa dërmuese e tyre realizohen –
thotë zëvendës dekani docenti Vlladimir Avramov. Në hyrjen qendrore të njërit prej korpuseve zbukuruam çdo një pjesë të sheshtë të shkallëve me mozaikë të madhe në formë të një pikture, kurse hapësirën e ndritshme e formuam me vitrazh. Në brendësinë e qytetit po kështu kemi disa piktura të punuara me mozaik mbi fasadat e shkollave, si dhe të kopshtit të fëmijëve rreth stadiumit. Në një godinë jashtë qytetit Veliko Tërnovo formuam një korridor shkollor.

Снимка

Me sa dihet, afresket punohen në kolektiv, kështu që mundësia që piktorët e rinj të punojnë krahë për krahë është një pjesë dhe nga procesi arsimues.

Снимка

Së shpejti  do të zbukurojmë shkollën fillore në qytetin e afërt Gorna Orjahovica. Jemi gati dhe me ide për hapësirën pranë hyrjes qendrore të teatrit. Këtu është vendi të përmendim dhe veprimtarinë personale krijuese  të doktorantit tonë Pllamen Kondov, i cili punoi vitrazhet e katedrales në qytetin Lloveç.

Снимка

Më 6 dhjetor - sipas traditës në prag të festës së studentëve, u zhvillua ekspozita vjetore e studentëve të dalluar, gjatë kohës së të cilës ihin shpërndarë dekoratat dhe diplomat e studentëve të diplomuar. Sipas dekanit, detyra e cila qëndron përpara fakultetit është të edukojnë dhe të formojë tek secili prej tyre kriter të vërtet estetik, që të mund të realizohet si krijues. Kurse me rastin e 8 dhjetorit, ai iu uroi që të gjejnë vendin e vet nën diell, që të jenë plot shëndet,të dëfrejnë lirshëm, sepse puna nuk do t’u ikë as atyre, as pedagogëve të tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD