Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në konkurrencë me Greqinë për gazsjellësin e ri rus – ekonomi apo gjeopolitikë?

БНР Новини
Foto: subseaworldnews.com

Që para se ta ketë marrë propozimin zyrtar nga gjiganti shtetëror rus “Gazprom”, Bullgaria tashmë deklaroi se është dakord që të transportojë gaz rus. Disa ditë më vonë edhe Greqia deklaroi në Moskë dëshirën e vet për ta transportuar gazin rus.

Vazhdimi i gazsjellësit “Rryma Turke” përmes Greqisë është “absolutisht i mundshëm dhe realist”, deklaroi Presidenti rus Vlladimir Putin pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë me Kryeministrin grek Aleksis Cipras. Bëhet fjalë për vazhdimin e “Rrymës Turke”. Njëri prej dy tubacioneve duhet të kalojë përmes Bullgarisë drejt Serbisë dhe Evropës Qendrore, ose përmes Greqisë deri në Itali, duke transportuar 15.8 mlrd metra kub gaz rus. Për këtë qëllim Bullgaria do të duhet të ndërtojë gazsjellës të vet prej pothuajse 500 kilometrash, i cili do të kalojë nga kufiri turk deri në atë serb. Pritet që çmimi i tij të jetë rreth 1.6 mlrd dollarë, sipas botimit rus “Komersant”, i cili së pari zbuloi planet e Gazpromit, ku ishte përfshirë edhe Bullgaria. Në qoftë se preferohet “varianti grek”, do të përdoret gazsjellësi transadriatik, i cili tashmë është pothuajse i ndërtuar, rreth 80 për qind.

Ju rikujtojmë se gjatë vitit 2014 projekti i atëhershëm për gazsjellësin “Rryma Jugore”, i cili duhej të transportonte mbi 60 mlrd metra kub gaz rus përmes Bullgarisë, u rrëzua nën presionin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Projekti i tanishëm në një shkallë të madhe përputhet me trasenë e parashikuar të tubacioneve në territorin bullgar. Që atëherë një sërë ekspertësh shprehën dyshime për dobitë ekonomike për vendin tonë. Të mos flasim për konsideratat gjeopolitike, të cilat në fund të fundit çuan më rrëzimin e projektit. Tani qëllimet e Greqisë për të marrë pjesë në këtë lojë në konkurrencë me Bullgarinë e vështirësojnë edhe më shumë situatën. Sipas mendimeve të para që u shprehën nga ana e ekspertëve, nga pikëpamja ekonomike “Rryma Turke” është më rentabil. Kjo ende nuk mund të ripohohet, sepse nuk ka qartësi sa u përket parametrave ekonomikë të gazsjellësit, ndërsa tani për tani mbizotërojnë ambiciet gjeostrategjike të Rusisë dhe ideja e Bullgarisë për ndërtimin e qendrës evropiane të gazit “Ballkan” në bregun e Detit të Zi, e cila të furnizohet me gaz nga Rusia, Azerbajxhani dhe Greqia dhe gazi t’u shitet të gjitha vendeve në Evropë, që kanë nevojë. Sipas qeverisë në këtë mënyrë Bullgaria nuk do të zhduket nga harta e korridoreve të gazit në kontinent dhe do të kishte një peshë më të madhe ekonomike dhe politike, ose, siç thotë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev “Bullgaria duhet ta ruajë rolin e shpërndarësit të gazit”. Kjo është jo vetëm çështje të ardhurash, por edhe çështje e sigurisë kombëtare, sepse Bullgaria nuk duhet të jetë e rrethuar nga të gjithë trasetë e gazit.

Duke lënë mënjanë argumentet politike dhe ato strategjike, duhet të shohim se çfarë do të jetë dobia ekonomike e Bullgarisë nga ndërtimi i gazsjellësit për gazin rus në territorin e saj. Siç duket bëhet fjalë para se gjithashtu për të ardhurat nga taksat e transitit. Këto të ardhura ishin vënë nën pikëpyetje, kur bëhej fjalë për gazsjellësin “Rrymën Jugore”, të mos flasim për kundërpërgjigjen e tij të tanishëm, e cila është katër herë më e vogël! Deri tani nuk ka informacion zyrtar për këto të ardhura, vetëm Ministrja e Energjetikës Temenuzka Petkova deklaroi se bëhet fjalë për “fitim indikativ” gjatë 20 viteve në vijim prej mbi 4.358 mlrd levash” (rreth 2.2 mlrd euro). Ky është një fitim mjaftë modest në sfondin e investimit në gazsjellësin në fjalë nga ana e vendit tonë. Përveç kësaj duhet të veprohet urgjentisht, sepse ka kërkesa që “Rryma Bullgare” të jetë gati deri në fund të vitit tjetër.

Sa i përket qendrës së shpërndarjes së gazit “Ballkan” ajo u përfshi shumë shpejt në Strategjinë e sapoaktualizuar kombëtare. Mirëpo, edhe në këtë rast mungojnë shifra konkretë, megjithëse flitet se projekti është miratuar nga Brukseli. Për ndërtimin e tij do të ketë nevojë për shumë para – rreth 1.5 mlrd euro. Sa dhe nga çfarë do të fitohet, përveç nga shërbimet e ndërmjetësve në tregtinë mes blerësve evropianë dhe shitësve të gazit, kjo gjithashtu nuk është shumë e qartë.

Tani për tani prapa euforisë politike rreth ndërtimit të gazsjellësit për gazin rus përmes Bullgarisë mungojnë argumente serioze ekonomike për rentabilitetin e tij. Është e vërtetë se gjithçka është në vetë fillimin, por afatet e parashikuara për realizimin e projektit janë kaq të shkurtuara se nuk ka shumë kohë për të menduar. Shpresojmë se këtë herë do t’i bëjmë hesapet mirë, siç na premtojnë pushtetarët, dhe nuk do t’i bëjmë përsëri gabimet e “Rrymës Jugore”. Le të shpresojmë se po të preferohet itinerari grek i gazsjellësit të ri Bullgaria nuk do të jetë në pozitë humbëse.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD

Banka Kombëtare Bullgare vendos obligacione me borxh të ri të brendshëm afatshkurtër dhe afatmesëm

Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..

botuar më 25-01-22 11.28.PD