Leart Dokle është një aktor bullgar, i cili fiton popullaritet gjithnjë e më të madh jo vetëm në skenën teatrale, por dhe në kinema. Ai na tregoi me kënaqësi për rrënjat e tij bullgare dhe për prejardhjen e mbiemrit. Stërgjyshërit e tij kanë banuar në fshatin Borje që në kohën e mbretit bullgar Ivan Asen II. Sot fshati ndodhet në territorin e Shqipërisë, në zonën e Gorës.
“Isha fëmijë i moshës 10 vjeç. Ka pasur shaka të zakonshme në shkollë të lidhura me përfitimin e pozitave në hierarki. Por miqtë e mi më të mirë deri më sot janë shokët e shkollës.”
Fisi Dokle është i njohur në Shqipëri për shkrimtarët, piktorët dhe politikanët e shquar. I ati Zehrudin Dokle është aktor dhe regjisor i njohur, përkthyes i letërsisë bullgare, nëna – Kleopatra Dokle, është këngëtare me shumë çmime dhe koncerte në botë. Leart Dokle është i bindur se mjedisi familjar pak ose shumë ka ndikuar mbi zgjedhjen e tij për të bërë studime në Akademinë për Arte Teatrale dhe Kinematografike.
“Që si fëmijë bëja imitime të ndryshme, i dëfreja të afërmit dhe miqtë. Të gjithë më inkurajonin për ta zgjedhur punën e aktorit dhe unë gjithmonë e kam dashur pikërisht këtë gjë.”
Sot Leart Dokle bën pjesë në grupin teatral të Teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Ai nuk mund të thotë se cili prej personazheve të rikrijuara është më i dashur. “Kam pasur fatin e mirë të luaj role, të cilat më kanë emocionuar shumë”, thotë aktori. Në fund të dhjetorit është premiera e pjesës “Vëzhguesit” të Konstatntin Ilievit me regji të Javor Gërdevit. Atje Dokle mishërohet në rolin e poetit të talentuar dhe revolucionarit të madh bullgar Hristo Botev. A është vështirë të rikrijohet imazhi i një figure kaq të madhe historike?
“Kur të hasen njerëzit me personalitete të tilla historike, kanë respekt të madh. Por nuk duhet të kemi frikë. Imazhin e Botevit e rikrijoj edhe në pjesën “Mërgimtarët” me regji të Aleksandër Morfovit. Për mua kjo është një sfidë. Nga kjo që dihet për Botevin mund të them se kemi gjëra të përbashkëta si karaktere. Tani jam edhe më kureshtar për ta rikrijuar këtë imazh me më shumë detaje dhe në aspekte të ndryshme.”
Krahas teatrit Leart Dokle ka karrierë të suksesshme edhe në kinema, xhirohet edhe në seriale televizive. Për të “arti teatral është më i gjallë dhe i përket momentit të tanishëm”, derisa “kinemaja është me përpjesëtime më të mëdha”. Ai thotë se nuk i ndan njëra nga tjetra dhe punon “me kënaqësi edhe në dy drejtimet”. Duke marrë pjesë në festivale të ndryshme në Moskë Leart Dokle vendosi për të gjetur një agjent, i cili ta përfaqësojë në Rusi. Pas një kastingu ai ka punuar edhe me aktorin rus Dmitrij Nagiev. E zgjodhën për shkak të faktit se zotëron disa gjuhë, ndër të cilat anglishtja dhe spanjishtja. Jashtë teatrit dhe kinemasë Leart Dokles i pëlqen të merret me sport: “Merrem kryesisht me boks. Tashmë 12 vjet ky është pasioni im i madh. Gjithashtu më pëlqen të vrapoj, të shkoj në palestër. Më pëlqen të gatuaj – e kam si hobby. Në këtë mënyrë çlodhem. Lexoj dhe shikoj filma.”
Madje fati të mos e kishte çuar në Bullgari, Leart Dokle është kategorik: “Kudo që të mbetem, do të merrem përsëri me teatër, sepse kjo i jep kuptim jetës sime.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..