Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misho Bëzhev: “Fizarmonika është miku im i besuar dhe jemi po kështu të pandarë”

Foto: arkiv personalGjatë vitit 2018 Misho Bëzhev i cili i bie fizarmonikës feston solemnisht tre përvjetorë të rëndësishëm: 80 vjetorin e lindjes së vet, 70 vjetorin muzikor dhe 35 prej këtyre viteve – veprimtari incizuese. Afro 100 janë incizimet e muzikantit të njohur, të regjistruara në fondin e Radios Kombëtare. Repertori i tij përfshin valle dhe kërcime karakteristike për rajonet veriore të Bullgarisë. Teknikën e vet instrumentale ai e demonstron shkëlqyeshëm dhe në incizimet e këngëve të njohura dhe folklorit ballkanik. Marramendëse është besnikëria e tij ndaj stilit të interpretimit, i cili është tepër karakteristik për rajonet e qyteteve Lloveç dhe të Trojan. Kurse muzika e tij është aq frymëzuese, se i detyron menjëherë ata që e dëgjojnë të hedhin valle në një ritëm të përbashkët.

Emri i Misho Bëzhevit është emblema e muzikës e veriut. Ai ka lindur në qytetin Aprillci, në rrethin e Lloveçit dhe deri më sot vazhdon t’i bie fizarmonikës e tij të dashur si solist, por dhe si instrumentist shoqërues të grupeve të të kënduarit në krahinën e tij të lindjes. Ka mundur të kultivojë këtë dashuri ndaj muzikës dhe tek djemtë e tij. Venci, pavarësisht se është inxhinier për nga arsimi këndon në kor, kurse Hristoja  është muzikant dhe koncert-mjeshtër në orkestrën frymore të qytetit Lloveç.


Misho Bëzhev tregon momente shumë të dashura dhe kyçe të cilat kanë shënuar rrugën e tij krijuese:

Që në moshën 3 vjeçare i bija harmonikës së gojës, kurse shokët e mi dhe më të moshuarit kapeshin në valle. Më vonë vazhdova të ekzekutoja me duar, por sytë e mi ishin drejtuar fizarmonikës. Mësuesi im në gjeometri po kështu luante në fizarmonikë. Në moshën 12 vjeçe tanimë kisha fizarmonikë dhe isha shoqëruesi i parë instrumental i korit të nxënësve në krahinën tonë. Jeta ime kaloi dhe kalon dhe sot e kësaj dite me shokun tim të shtrenjtë dhe të dashur – fizarmonika. Kurrë nuk jam ndarë me të dhe do të ekzekutoj derisa të jem i gjallë. Gjatë vitit 1953 Boris Karllov ka mbërritur në qytetin Aprillci dhe ka pyetur për muzikantin më të madh në këtë krahinë. I kanë treguar dajën tim Gjeorgji Sëbçev – drejtues i 3 orkestrave frymore gjatë asaj kohe. Ai e ka pritur në shtëpinë e tij për 20 ditë me radhë. Atëherë munda ta dëgjoj dy herë dhe u frymëzova së tepërmi. Që atëherë dhe unë fillova të ëndërroja të ekzekutoja valle të mia, të cilat të tingëllojnë si tonat, si të veriut. Në mënyrë, e cila të pasqyrojë jetën, muzikën e krahinës sonë. Kishte një traditë në Radion Kombëtare Bullgare – në çdo datë 1 të zhvillohen dëgjime për interpretues të radios. Më 1 qershor 1972 u paraqita dhe unë. Pas dëgjimit Kosta Kolev, i cili ishte në juri: “Fusha jote është e artë, por ka dhe barëra të këqija. Duhet të vish tek unë, që t’i shkulim. Ti je një krijues i ardhshëm dhe prej teje do të presim shumë incizime”. Pasi miratuan tre prej valleve të mia, vitin tjetër më 14 prill 1973 i incizova. E para qe “Vallja e drejtë e Lloveçit”. Për jubileun tim në gazetën të qytetit tonë “Lloveç-pres”doli  një artikull i madh kushtuar mua. Në klubin e veprimtarëve të kulturës u zhvillua një festë për nderin tim. Morën pjesë interpretues tanë nga qyteti Lloveç: Maria Petrova e cila është një nga këngëtaret e para të këngëve të vjetra të qytetit, Ilijan Dimitrov, Illko Mihov, fizarmonisti i mirë dhe shoku im i shtrenjtë Naabi Ali. Ishte një festë e shkëlqyer, po vazhdoj të marr përshëndetje prej kolegëve dhe adhuruesve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD