Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antoaneta-Maria Stojanova nga Branipole dhe pelegrinët e saj teatralë

Ajo është kokulur në sallonin e errët, kurse shpirti i saj është aty, ku dritat i ngrenë në sytë e saj aktorët deri në qiell. Sepse ka arritur lidhjen me materien e cila e ka frymëzuar krijuesin në rikrijimin e saj.Antoaneta-Maria Stojanova e ndan jetën e saj midis librarisë së vogël familjare në fshatin Branipole e rrethit të Plovdivitdhe sallave teatrale. Në to, ajo vazhdimisht shkel me një respekt dhe ankth, qëkurse akoma si gjimnaziste ka parë në Teatrin Popullor shfaqjen “Xhaketë prej veluri” të Stanisllav Stratievit. Që atëherë i ka mbetur kujtimi nga një aromë e veçantë – aroma e skenës, e cila ka kundërmuar si në kishë.

Bile herën e parë, kur shkela në skenën e madhe të Teatrit Popullor, komandantja zonja Zllatka Baneva më hipi, unë u zbatha dhe kalova – kjo qe sikur hyn në një Tempull të Shenjtë të Zotit. Kjo ndodhi përpara spektaklit “Hëshove” (“Të mërguarit”). E luanin për herën e 200 për kujtim të Çoço Popjordanovit. Dhe atëherë ndjeva fjalët – kaq lojë, kaq shumë spektakle të rikrijuara. Aktorët i lënë aty shpirtrat.

Me Aleksandër Morfovin dhe “Askerin” e dhuruarTanimë shtatë vjet Antoaneta-Maria tërheq pas vetes së vet pelegrinët teatralë – grupi i saj prej spektatorëve udhëtues drejt skenave të kryeqytetit rritet vazhdimisht. “Kur e ndaj magjinë me më shumë njerëz, atëherë është shumë e fortë dhe e bukur”, beson ajo. Në fillim fare ka filluar t’i çojë shokët e vet në teatër, pas kësaj 9 veta janë nisur me një autobus të vogël, derisa gjatë muajit të kaluar përpara Teatrit Popullor “janë derdhur” 118 spektatorë prej dy autobusëve. Vetë ajo organizon të gjitha – blen biletat, siguron transportin dhe shpesh e jep të gjithë qarkullimin e parave nga libraria. Dhe përkushtimi i saj nuk mbetet pa u vënë re. Jo rastësisht regjisori Aleksandër Morfov i dhuroi një nga “Askerët” e vet me fjalët: Për botën tënde, të cilën ti e krijon! Kurse Antoaneta-Maria pohon  me modesti, se nuk e meriton.

Sepse ka njerëz të tjerë që bëjnë gjëra shumë më të mëdha dhe të shumta. Kjo e imja është vetëm një grimcë. Përpiqem të mbledh njerëzit, që të mund të përjetojnë në këtë kohë të rëndë diçka të vërtetë. Kur e shikoni gëzimin e tyre-sepse ata duke u kthyer në autobus këndojn, nuk mund të përfytyroni se çfarë është të të këndojnë  50 veta këngën “Bell kon”/“Kali i bardhë”/ – kjo është këngë nga shfaqja teatrale “Të mërguarit”. Kjo u jep kuptim dhe ata e përjetojnë për një periudhë të gjatë kohe – disa javë pas spektaklit më telefonojnë që të më falënderojnë, të më thonë se një magji të tillë nuk kanë përjetuar. Ka njerëz në moshën 50-60 vjeçe – mjekë, avokatë. Ata nuk e kanë parë, nuk kanë hyrë në Teatrin Popullor. Brenda ju tregoj se çfarë të shikojnë, çfarë të lexojnë. Kurse pas spektaklit, takimi me artistët – të cilët luajnë disa orë, ndahen në skenë dhe akoma nuk kanë dalë nga roli – t’i prekësh, t’i përqafosh, të fotografohesh me ta, të ndiesh këtë afërsi.”

Në librarinë e saj në Branipole Antoaneta-Maria ka renditur një vend me kujtime, të cilin e ka quajtur “Oltari i teatrit”. Aty janë fotografitë e saj me artistin e madh Vellko Kënev, me artistin e dashur Çoço (Petër) Popjordanov, vdekja e të cilit e tronditi kaq shumë, saqë ajo i dedikoi piktura dhe një poemë, në të cilën çdo një fjalë fillon me germën e tij P. Por, cilin mes atyre  ajo e vë në piedestal?

Çoço Popjordanov – një pikturë në xham e Antoaneta-Maria Stojanovës

Jo, nuk ka sesi – unë që të gjithë i pranoj si një të tërë. Por, Aleksandër Morfovi për mua është më i madhi dhe ai që është afruar me të, e shikon se për çfarë bëhet fjalë. Sado që të flasin, çfarëdo që të jetë thënë, 16 vjet të luhet një spektakël, i dytë, i tretë dhe sallat të jenë plotë e përplot – kjo vet flet. Ka spektakle – për to ngrihet zhurmë e madhe, por luhen nga 1 vit dhe bien. Tek ato të tijat nuk ka një gjë të tillë. Njerëzit dalin të tronditur, sepse jo lëkur, por zemra të rrëqethet dhe lë gjurmë.

Pas ndonjë muaji tjetër pelegrinët teatralë do të përcaktojnë aktorin më të denjë për statujën e tyre të fansave, kurse aktualisht po përgatiten  për udhëtimin e radhës të “pelegrinazhit” – do të shikojnë  “Provë për të fluturuar” në Teatrin Popullor. Dhe me ta Antoaneta-Maria për të satën herë të radhës do të ndërpresë frymëmarrjen në sallonin e errët. Aty ndihem mirë. “Unë jam shumë e vogël, që të mund të qëndroj në skenë”, thotë ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD