Milena Stefanova merret me thurje që nga vitet shkollore. Mësueset e saj të para kanë qenë gjyshja dhe nëna e saj. Në fillim ajo ua dhuronte veprat e veta të afërmve dhe miqve, por para pak kohe vendosi t’i paraqesë krijesat e saj para një publiku më të madh. Papritmas për vetë Milenën ato u pëlqyen shumë dhe kjo i dha stimul që të krijojë gjithnjë e më shumë modele dhe aksesore të reja. Një prej tyre janë dorezat, të cilat kërkohen shumë për shkak të modeleve interesante dhe kombinimeve prej ngjyrash të freskëta.
“Kur të përfytyroj ndonjë model, menjëherë filloj të thur, pa pasur skemë konkrete. Mirëpo, gjatë thurjes ndodh diçka krejt e ndryshme. Kjo është keq për dorezat, sepse pasi e thur njërën, nganjëherë është vështirë ta përsërisë tjetrën, ato mund të jenë krejtësisht të ndryshme – thotë me buzëqeshje Milena Stefanova. – Pas kësaj fillova t’i shkruaj modelet e mia. Disa prej tyre i përsëris kaq shpejt se tashmë i di përmendsh. Shumicën e modeleve i sajoj unë, disa prej tyre i kam parë diku, por gjithmonë shtoj diçka.”
Mjeshtrja thotë se në fillim ka bërë shumë gabime derisa ta thurë modelin e dëshiruar. Ajo ka ndjenjën e krijuesit të vërtetë dhe eksperimenton me lloje të ndryshme fijesh. Për fat të keq koha nuk mjafton:
“Për një çift dorezash nevojiten dy ditë. Po të dua të thur të gjitha modelet e sajuara ndoshta do të kem nevojë për një vit – thotë Milena. – Kam vendosur të thur madje gjatë verës, që t’i realizoj të gjitha idetë e mia, kështu qe dimrin tjetër të gëzojë më shumë njerëz me shumë modele më të ndryshme. I mbaj me vete thurjet e mia kudo – pavarësisht nëse shkojmë për vizitë, ose udhëtojmë me veturën, unë gjithmonë kam një qese me disa lloje fijesh."
Milena Stefanova nuk disponon shumë kohë të lirë dhe prandaj thur kryesisht tri modele.
“Njëri prej modeleve përbën lule, ka gjethe prej sateni. Ato janë me susta më të ndryshme prej metali, rruaza dhe zbukurime të tjera. Nuk mund të them se janë dimërore, sepse nuk i ngrohin kaq shumë duart, por mendoj se janë një soli e vërtetë për duart e femrave. Dorezat e tjera e kanë emrin “Luspat e kuçedrës”. Nuk janë model imi, por pëlqehen shumë. Ka pak gra, të cilat i thurin këtu, në Bullgari. Në përgjithësi janë të njohura në shtete të tjera, por në të vërtetë janë shumë interesante. Modeli i tretë janë doreza me rrethe koncentrike. Idenë kryesore e kam vjedhur, por janë vepër imja. Ngjajnë me diell, ose madje me mandala. Çdonjëri mund t’i “lexojë” në mënyrë të ndryshme.”
Sigurisht që çmimi më i madh për çdo një autor është gëzimi dhe lumturia e njerëzve kur i marrin krijesat e bukura të thurura me një fantazi kaq të madhe dhe energji pozitive.
“Desha t’u them njerëzve për të përdorur më shumë punimet me dorë – thotë Milena Stefanova. – Ka kaq shumë suvenirë të krijuara prej grash si unë, në shtëpi. Tregu është i përmbytur me mallra të ngjashme kineze, i vizitojmë dyqanet e mëdha dhe harxhojmë shumë para, ndërsa në fakt ne mund të blejmë diçka të krijuar posaçërisht për ne, Mendoj se njerëzit, që krijojnë vepra unikale derdhin shumë energji pozitive në çdo një krijesë të tyre.”
Sa për dorezat elegante të Milenës, ato vërtetë janë një mënyrë e mrekullueshme që ta bëjmë më të këndshme jetën tonë të përditshme gjatë dimrit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..