Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika klasike e Vjenës dhe romantizmi nën shkopin e dirigjentit të njërit prej njohësve më të mirë të kësaj muzike

Alfred Eschwé
Foto: sofiaphilharmonic.com

Më 3 shkurt Filarmonia e Sofjes për herë të parë do të ekzekutojë nën drejtimin e Alfred Eschwé. Në programin e vet maestroja ka zgjedhur 3 vepra të krijuara në Vjenë – Uverturën ndaj “Dasmës së Figaros” nga Mocarti, Simfoninë numër 3 nga Betoveni dhe Simfoninë numër 8 “Të papërfunduar” të Franc Shubertit.

Dihet se opera e Mocartit është pranuar ftohtë në premierën e vet gjatë vitit 1786, por disa muaj më vonë, në Pragë ka pasur sukses të madh. Simfonia e tretë e Betovenit, e njohur nën emrin “Eroica” është krijuar gjatë vitit 1803 dhe në fillim i është kushtuar Napoleon Bonapartit. Një vit më vonë, kur Napoleoni është shpallur perandor, Betoveni me mërzitje e këput faqen e parë të partiturës dhe shkruan “Eroica”. Një fakt interesant  nga biografitë  e Betovenit dhe Shubertit – përfaqësuesi i fundit i shkollës klasike të Vjenës ka qenë idhull i vërtetë për Francin e ri, i cili ka mbetur në histori si romantiku i parë i Vjenës. Të dy ikin nga kjo botë me një vit diferencë midis tyre – Betoveni gjatë vitit 1827, kurse Shuberti , mezi 31 vjeç, vitin tjetër. Simfonia e tij numër 8 prej dy pjesëve konsiderohet si simfonia e parë romantike. Nuk është e ditur nëse është krijuar në variantin e njohur sot, ose kompozitori ka shkruar dhe pjesë të tjera, të humbura nga një shokë  të cilit Shuberti  i ka dhënë partiturën. Krijimi tingëllon  në mënyrë të përfunduar dhe është mes veprave më të njohura për orkestër simfonike.

Zgjedhja e këtyre krijimeve me siguri nuk është i rastit. Dirigjent kryesor për shumë vjet me radhë të  Volksoper Wien dhe dirigjent mysafir i përhershëm i Teatrit Operistik të Hamburgut, maestroja Eshve ka punuar me artistët më të mëdhenj të kohës sonë. Shumë i njohur është incizimi i “Eliksirit të Dashurisë” të Donicetit me pjesëmarrjen e Anna Netrebko dhe Rollando Villazon, si dhe pjesëmarrja e tij në shfaqjen e “Graf fon Ljuksemburg” të Leharit në Theater an der Wien. Ai dirigjoi ballon operistik të Vjenës gjatë viteve 2009 dhe 2010, si dhe ballot e Vjenës në Moskë nga viti 2003 e këtej.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD