Po të dhurosh gjak për ndonjë operacion mjekësor kjo është një gjest për shpëtimin e jetës së njeriut. Kur disa institucione, si Galeria Kombëtare, marrin si dhuratë sende të artit – ky është një kontribut për përjetësimin e shpirtit bullgar dhe të energjisë së tij krijuese, për bashkimin e shpirtrave të krijuesve dhe të publikut prej epokave dhe kombësive të ndryshme. Mendime të tilla na inspiron ekspozita e hapur “DARENIJA 2015-2018” (“DHURATAT 2015-2018”) në Galerinë Kombëtare – Pallati.
Siç tha drejtoresha e Galerisë Jarosllava Bubnova, ideja për ekspozitën ka lindur vitin e kaluar me rastin e një dhurate të fotografit amerikan me famë botërore, i cili punon në Afrikën e Jugut, Roger Ballen. Del se gjatë 4 viteve të fundit koleksioni i Galerisë Kombëtare është pasuruar me 360 vepra, të dhuruara nga 44 persona fizikë dhe juridikë. Dhuratat janë kryesisht të institucioneve bullgare dhe të huaja, të firmave dhe të koleksionistëve privatë, të piktorëve dhe të trashëgimtarëve të tyre. Të dhurosh, ky është një gjest i rrallë. “Por po t’i dhurosh diçka ndonjë institucioni publik, një galerie shtetërore, kjo do të thotë se ti u bën dhuratë shumë njerëzve” – thotë zonja Bubnova.
Një prej dhuruesve më të shquar është Rumen Manov, historian, kujdestar galerie dhe koleksionist. Në ekspozitë është paraqitur vepra e Dimitër Zografit (1796-1860), dhuratë prej Rumen Manovit “Shën Mëria, burim i jetës”. Gjatë 2017-ës zoti Manov u shpall “Iluminist i vitit”, ndërsa para disa ditësh ai i bëri akoma një dhuratë – prej tri ikonash të vjetra – Muzeut për Art të Krishterë. Çfarë e motivon?
Përgjigja nuk mund të jetë me një kuptim, tha dhuruesi.
“Nuk duhet vetëm të eksportojmë, duhet gjithashtu të importojmë diçka. Le të ruajmë një pjesë prej kujtesës së Bullgarisë... Këto janë gjëra të lidhura me kulturën bullgare, me shpirtin tonë. Nganjëherë me kalimin e kohës ndoshta njeriu arrin një moment kur i thotë vetes se gëzimi që të jetë i vërtetë duhet të ndahet me njerëzit.”
Dhurimi në Bullgari e ka fillimin e vet që gjatë udhëheqjes së princit Boris I (852-889) – periudha, kur Bullgaria e pranoi zyrtarisht krishterimin. Kjo vepër fisnike u lulëzua jashtëzakonisht shumë gjatë Rilindjes Bullgare (në fund të zgjedhës osmane). Me mjetet e siguruara nga dhuruesit u ndërtuan dhe u zbukuruan shumë kisha dhe manastire. Për këtë kohë të errët, por edhe plotë dritë iluministe, na rikujton akoma një vepër e ekspozitës “Shën Mëria e Kikosit dhe shenjtorët”.
“Në ekspozitë janë përfshirë rreth 50 vepra, shumica prej të cilave tregohen rrallë, ose për herë të parë para publikut. Ajo paraqet stile dhe gjini të ndryshme: ka ikona, piktura, grafika, skulptura, instalime, objekte. Këto janë vepra të brezave të ndryshëm të piktorëve, të cilët na lënë gjurma të thella me praninë e tyre të konsiderueshme në botën e artit” – tha kujdestarja e ekspozitës Borjana Vëllçanova.
Ndërkaq, dhurimet po vazhdojnë. Gjatë hapjes së ekspozitës u shpall dhurata e parë prej koleksionit “Svetlin Rusev”, e bërë nga trashëgimtarët e piktorit të madh – vajzat e tij Ralica dhe Millkana Rusevi. Ky është origjinali prej gjipsi i skulpturës “Përsëri në luftë” nga Ivan Llazarovi. Së shpejti vepra do të mund të shihet në sallat e Galerisë Kombëtare.
“Do ta quaja këtë ekspozitë “Tregimi për shpendin e bardhë” – tha gjithashtu Borjana Vëllçanova. “Sepse bamirësia është dallëndyshja e bardhë në jetën tonë kulturore.” Në mitologjinë bullgare zogu i bardhë, dallëndyshja e bardhë është simbol i shpresës dhe së mirës. Kështu qe ne kemi shpresë sepse gjithnjë e më shumë njerëz i ndihmojnë ët tjerët që të fillojnë ta duan artin.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: nationalgallery.bg, BGNES dhe Veneta Pavllova
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..
Universitet i Ri Bullgar shpall fillimin e nismës “Ditët Pranverore të Arteve” – një festë e krijimtarisë dhe kulturës. Nga 22 prill deri më 5 qershor, do të mbahen mbi 30 aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e studentëve, profesorëve..
Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..
Një nga titujt, që do të jetë pjesë e repertorit të Teatrit Popullor gjatë vitit 2026, tashmë është i njohur. Kjo është shfaqja “Fizika e trishtimit” ,..
Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në..