Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia frymëzuese e dritës

Nikollaj Tabakov: Llambat e mia kanë njerëzit e vet dhe njerëzit kanë llambat e mia

Prej 13 vjetëve merrem me dritën: fillimisht punoja qirinj, kurse tani llamba. Kjo është një rrugë fare e natyrshme, mbase kureshtja ime më drejtoi andej. Fillova prej formave dhe modeleve kaq të ndërlikuara, saqë llambat e mia të para dukeshin si skulptura prej metali - kujtohet Nikollaj Tabakov, llambat unike e të cilit janë të njohura jo vetëm në Bullgari, por dhe në shumë vende nëpër botë. Ato janë me forma të ndërlikuara nga më të çuditshmet. Llambat kanë një kornizë metalike, të cilën krijuesi e ngjit me saldim elektrik, kurse pas kësaj shton letrën nepaleze të punuar me dorë që ka lule, gjethe dhe dekorime të tjera të ngjitura.


Sipas meje pikërisht për shkak të letrës llambat janë kaq të njohura - mendon Nikollaj Tabakov. Dhe llambat dhe letra janë të punuara në dorë dhe mbase prandaj u përshtatën kaq mirë në konceptin tim për dritën. Në pamje të parë dy cope letre të këtij lloji mund të duken identike, por kur drita kalon përmes tyre, e shikon sesa të ndryshme janë, kurse drita vende-vende është më e fortë, kurse vende-vende është më e dobët. Dhe kjo e bën të duket e bukur dhe vetë llamba.

Në fillim nga eksperimentet artistike lindin forma të çuditshme, por me kalimin e kohës Nikollaj Tabakovi fillon të përdorë një teknikë universale, të cilën e zhvillon, dhe sot llambat janë fine dhe tepër të bukura. Për veten time vë re një zhvillim të madh, kam përsosur format dhe mesazhet të cilat i sjellin llambat. Bile tani, më vjen pak keq se jam bërë kaq i mirë në punimin e llambave, dhe eksperimentimi më mungon pak – pohon  ai. Vendi, në të cilin Nikollaj Tabakovi e lë të lirë veten e tij dhe e lë të lirë fantazinë e vet janë ekspozitat. Llambat jashtë standardit janë treguar jo vetëm në Bullgari, por dhe në Angli, Francë, Spanjë. Si pranohen llambat aty? Mirë - përgjigjet krijuesi.


Në Bullgari po kështu fillojnë të vlerësohen gjërat e punuara në dorë, por në Perëndim ka tradita shumëvjeçare në këtë fushë, njerëzit aty vlerësojnë gjënë e veçantë, gjërat unike. Llambat për ekspozitat janë vepra artistike. Filloj nga ndonjë vend, drejtohem nga forma – nëse do të jetë katërkëndëshe ose katrore, ku do të ndërrojë drejtimin. Por asnjëherë nuk e di se ku do të arrijë, deri në momentin e ndezjes së llambës, atëherë e shikoj se çfarë kam bërë. Dhe kjo më pëlqen.

Llambat e Nikollaj Tabakovit nuk mund të blihen në galeri dhe dyqane për shkak të faktit se ai do që t’i njohë njerëzit të cilët i blejnë.

Duhet të bisedojmë pak dhe atëherë mund ta kenë llambën time – sqaron Nikollaj. Bëjmë një skicë, shqyrtojmë detajet dhe filloj të punoj. I blejnë njerëz të ndryshëm, por pjesa më e madhe janë njerëz, të cilët kështu si unë kanë një qëndrim personal. Për gëzimin tim, kaloi koha, kur dhuroheshin prodhimet e lira. Tani njerëzit kërkojnë një mesazh ose qëndrim personal, kurse unë u jap pikërisht këtë. Shpesh them se, llambat e mia i kanë njerëzit e vet dhe njerëzit i kanë llambat e mia.

Nikollaj Tabakov tregon se përherë trillon gjëra të ndryshme dhe të reja, sepse llambat kanë nevojë për zhvillim. Kështu vendos që gjatë ndezjes llambat të shkruhet një emër i zgjedhur nga pronari. Kjo është si bonos për shkak të qëndrimit personal, sepse llamba është 100% për këtë njeri - shpjegon mjeshtri.

Në fillim të pranverës Nikollaj do të organizojë një takim me llamba, në të cilin do të ftojë njerëzit, të cilët kanë llambë të tij ose kanë bërë një të tillë në punishtet e zhvilluara prej tij.

Ideja ime është që të mblidhemi, të sjellim të gjitha llambat dhe të bëhet një paradë e madhe e ngjyrave, të ketë shumë hare, njerëzit të njihen njëri me tjetrin dhe të tregojnë llambat e tyre - pohon Nikollaj Tabakov.-Llambat janë fryt i imagjinatës sime, unë fus në to fantazinë time dhe shpirtin e artistit. Imagjinata e njeriut është pafund dhe unë mundohem ta përdor në llambat, të cilat i punoj. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD