Komisioni i përzier Bullgaro-Maqedonas për zgjidhjen e kundërshtimeve historike u propozoi Sofjes dhe Shkupit për t’u shënuar së bashku festat e mbretit Samoil, të Shën Klementit të Ohrit dhe të Shën Naumit të Ohrit, si personalitete të shquara në historinë tonë të përbashkët nga koha e shtetit mesjetar bullgar. Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva e falënderoi Komisionin për arritjet deri tani dhe shënoi rolin e rëndësishëm të punës së tyre për leximin e historisë së përbashkët të dy shteteve tona. Komisioni u krijua në bazë të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë..
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të zhvillohen përsëri vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore, në Ballkanin Perëndimor dhe Fushën e..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..