Dokumentari në disa seri “Zoti është me ne”, i cili tregon për historinë e Mbretërisë së Tretë Bullgare (1878-1946), do të mbledhë adhuruesit e kinemasë më 23 shkurt në “Pallatin” e qytetit bregdetar Ballçik. Në këtë ngjarje shikuesit do të takohen me regjisorin e filmit Stepan Poljakov, kurse me lidhje online do të shikojnë dhe autorin e muzikës së tij Mitko Shterev.
Dokumentari është xhiruar në 35 qytete, në 15 shtete dhe në disa nga pallatet më të shquara në Evropë. Në këtë vepër – pjesë e historisë së Bullgarisë autorët kanë përdorur materiale autentike arkivore – kinematografike dhe fotografike. Në “Sallën e Gurtë” të “Pallatit” do të projektohen pesë seritë e dokumentarit.Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..