Bullgaria do të studiojë mundësinë për subvencionimin e vizitave të turistëve rus, që të jetë konkurrente e tregjeve fqinje në Greqi dhe Turqi, deklaroi në Sofje kryeministri Bojko Borisov përpara forumit ekonomik bullgaro-rus për turizmin. Homologu i tij rus Dmitri Medvedev shënoi se rreth 500 000 rusë vizitojnë Bullgarinë në vit, kurse 300 000 kanë pronë ne vend. Derisa vetëm 50 000 bullgarë vizitojnë Rusinë. Ulja me rreth 25% të turistëve rusë gjatë viteve të fundit vjen nga kursi stabil i levës kundrejt euros, gjë e cila i shtrenjton ofertat bullgare me rreth 10-15% kundrejt çmimeve në Soçi, Tunizi ose Turqi, komentoi përpara forumit ministri ekonomik rus Maksim Oreshkin.
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..