Presidenti Rumen Radev dhe Ambasadorja e Zvicrës te ne Muriel Berset Kohen shqyrtuan krijimin e një qendre bullgaro-zvicerane për studime shkencore dhe aplikative. Qendra e ardhshme do të jetë në dobi si të kompanive bullgare, ashtu dhe të atyre zvicerane në sferën e teknologjive informative, mbrojtjes, energjetikës dhe sektorëve të tjerë me vlerë të lartë të shtuar. Kreu i Shtetit vuri në dukje se krijimi i një qendre të tillë te ne do të kontribuojë jo vetëm për pakësimin e papunësisë ndër të rinjtë, por edhe për kthimin e shkencëtarëve të rinj bullgarë, të cilët tashmë kanë realizuar projekte të tyre të suksesshme jashtë me bursa të dhëna nga Zvicra.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..