Kryeministri Bojko Borisov dhe kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani zhvilluan takim në Bruksel, në të cilin diskutuan çështjen me shqyrtimin e pakos “Mobiliteti” në Parlementin Evropian. Antonio Tajni shpjegoi se deputetët evropianë do ta diskutojnë atë të mërkurën në përputhje me propozimin e kryetarit të liberalëve në PE Guy Verhofstadt dhe votimi do të zhvillohet javën e ardhshme në Starsburg.
“Mendoj se kjo është shkelje e rregullores, sepse për herë të parë në sallën plenare do të diskutohet tekst, i cili është hedhur poshtë në komisionin e transportit” – tha Borisovi. Sipas kryeministrit vendimi për pakon “Mobiliteti” duhet të merret nga përbërja e re e Parlementit Evropian. Po të votohet dokumenti, firmat bullgare të transportit do të organizojnë protesta para Parlamentit Evropian në Strasburg.
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..