Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha bullgare punon për statusin autoqefal të Kryepeshkopatës së Ohrit

Foto: BGNES

"Me rëndësi ishte zgjidhja e problemit me emrin shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe pak nga pak besoj se do të arrijmë më shumë". Kështu Patriku bullgar Neofit i përgjigj pyetjes në se Kisha Ortodokse Bullgare do të vazhdojë të përkrahë kërkesën e Kryepeshkopatës maqedonase të Ohrit për njohjen e statusit të saj autoqefal. Do të bëjmë atë që është e domosdoshme për t’u dhënë hare vëllezërve tanë nga Maqedonia e Veriut, komentoi Patriku gjatë kohës së liturgjisë me rastin e festës së krishterë të Ungjillëzimit të Hyjlindëses në kishën e kryeqytetit “Shën Sofja”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria miratoi projektin për ndërtimin e një baze të NATO-s me ndihmën e Italisë

Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Baza e re e NATO-s do të përfshijë bazën ajrore Bezmer dhe do të strehojë grupin..

botuar më 25-08-15 11.06.PD

Në Shkup kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të anulojë marrëveshjen me Bullgarinë dhe BE-në

Gjykata Kushtetuese në Shkup hapi një procedurë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e protokollit nga mbledhja e dytë e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njoftoi agjencia Mаkfаks...

botuar më 25-08-15 10.24.PD

Parashikimi i motit për 15 gushtin 2025

Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta. Të premten , në shumicën e rajoneve moti do të..

botuar më 25-08-14 7.35.MD