Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia vuan nga mungesa e krahut të punës, kërkon zgjidhje tek të huajt dhe pensionistët, kurse të rinjtë nuk duan të punojnë

Foto: arkiv

Ekonomia bullgare po ecën mirë, por gjithnjë e më shumë përballet me mungesa e krahut të punës, pavarësisht rritjes së eksportit, konsumit të brendshëm dhe investimeve. Gjatë vitit 2018 rritja e Produktit të Brendshëm Bruto arriti 3,1%, kurse një vit më parë ishte 3,6%. Prognozat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Fitch Ratings për këtë vit janë 3,3% ose pak më shumë, por Bullgaria mbetet prapa vendeve të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, ku rritja prej 6-7% aktualisht është diçka normale. Dhe kjo prapambetje është kryesisht për shkak të mungesës së kapitalit njerëzor.

Deficit i krahut të punës në disa sektorë ka në pothuaj në të gjitha shtetet evropiane dhe Bullgaria nuk bën përjashtim nga kjo tendencë. Por situata këtu është më e veçantë për shkak të disa faktorëve.

I pari prej tyre është papunësia. Në situatën e mungesës së krahut të punës, të papunët duhet të jenë në të vërtetë pak. Por në Bullgari kjo nuk është kështu, pavarësisht se niveli i papunësisë është relativisht i ulët – 6,2%. Këta njerëz ndodhen jashtë tregut të punës sepse nuk kanë asnjë lloj kualifikimi dhe aftësi profesionale. D.m.th. bëhet fjalë për një grup njerëzish që bile nuk mund të cilësohen si krah pune dhe të cilët nuk i do asnjë punëdhënës. Ky grup bëhet më i madh sepse sipas Institutit Kombëtar të Statistikave 18% prej të gjithë të rinjve në moshë 15-29 vjeç as mësojnë, as kërkojnë punë, por jetojnë me të ardhurat e prindërve të tyre, apo me ndihmën ekonomike të ofruar nga shteti.

3 240 000 janë personat ekonomikisht aktivë në Bullgari, duke pasur parasysh se popullsia e Bullgarisë është më pak se 7 miliona veta. Sipas Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari, në shtet mungojnë 500 000 nëpunës dhe punëtorë. Dhe punëdhënësit vazhdimisht i kërkojnë ata në treg. Jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, edhe ndër njerëzit në pension. Biznesi kërkon lehtësimin e aksesit të të huajve në tregun bullgar të punës, kryesisht në fushën e turizmit, por edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë. Tashmë ishte bërë një përpjekje për këtë vitin e kaluar, kur disa mijë ukrainas, bjellorusë dhe moldavianë punonin në vendpushimet bregdetare të Bullgarisë. Por kjo nuk mund të jetë një zgjedhje e sigurt e problemit, sepse Bullgaria është vendi më i varfër i BE-së dhe ofron paga të ulëta dhe joatraktive në krahasim me konkurrentët tanë nga Greqia dhe Turqia. Sipas qeverisë do të jetë më mirë, nëse 1,5 miliona bullgarët e emigruar kthehen tek ne me arsimin dhe përvojën e fituar jashtë vendit dhe po mendon për masa konkrete në këtë drejtim. Tashmë bile ka një tendencë pozitive në procesin e kthimit të tyre. Por nuk mund të mendojmë se mungesën e krahut të punës mund ta kompensojmë me njerëzit e kthyer nga jashtë. Një zgjidhje e përkohshme janë pensionistët, të cilët jo vetëm se janë duke u rritur vazhdimisht, por kanë edhe përvojë dhe dije të mjaftueshme. Përveç kësaj shumica prej tyre marrin pensione jo të kënaqshme dhe kanë nevojë për mjete suplementare. Ky është fati i 164 mijë bullgarëve, të cilët përveç pensionit marrin dhe pagë mujore. Por kjo tendencë është shqetësuese, sepse çon deri në plakjen e krahut të punës – sa më të moshuar janë të punësuarve, aq më joadekuatë janë ata sa u përket teknologjive të reja dhe inovacioneve.

Një shkop magjik për zgjidhjen e këtyre problemeve në Bullgari duket se nuk ka. Një pjesë prej tyre vijnë nga jashtë, të tjera janë për shkak të faktorëve të brendshëm dhe përbashkëta mes tyre është se nuk kanë një zgjidhje të shpejtë. Këtë e pohon vetë Ministri i punës Biser Petkov, i cili është pesimist dhe prognozon se njerëzit ekonomikisht aktivë në Bullgari në vitin 2032 do të jenë akoma 3,4% më pak sesa janë sot. Dhe kjo duket se është një perspektivë reale në sfondin e të dhënave të shpallura nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari se vendin e 100 vetave që dalin në pension aktualisht e zënë vetëm 63 njerëz në moshë madhore, të cilët sapo hyjnë në tregun e punës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD