Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjalti i malit Stranxha u përfshi në listën me emrat e mbrojtur për prejardhje të BE-së

Foto: faragency.bg

Produkti i tetë ushqimor nga Bullgaria u përfshi në listën me emrat e mbrojtur për prejardhje të BE-së – ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i quajtur manov  /ky është mjalti që mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/. Ngjyra e tij është kafe e errët dhe mblidhet nga bletët vetëm në rajonin e malit Stranxha, që është pjesë e zonave të mbrojtura të BE-së “Natyra 2000”. Komisionari i bujqësisë dhe i zhvillimit të rajoneve fshatare Fil Hogan dhe komisionarja e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale Maria Gabriel do t’ua dorëzojnë zyrtarisht certifikatën e regjistrimit kryetarit të shoqatës së bletarëve “Mjalti Manov nga Stranxha” dhe një përfaqësuesi të Ministrisë së Bujqësisë. Ceremonia do të jetë në Bruksel më 3 prill.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD