Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albert Popov – shpresa e re e skive bullgare

Foto: BGNES

33 vjet pas sukseseve të skiatorit legjendar Petër Popangjellov, Bullgaria  po ndjek me shpresë pjesëmarrjet e skiatorit të ri Albert Popov në gara të ndryshme.

Gjatë kësaj stine, akoma me startin e parë gjatë muajit nëntor 2018 në Levi të Finlandës, ai arriti të grumbullojë pikat e nevojshme, duke u klasifikuar në vendin e 20. Gjatë muajit janar 2019 përfundoi i nënti në sllallomin në Kitzbühel të Austrisë, kurse disa ditë më vonë ishte i gjashti në Schladming(Austri). Për këtë sukses në anketën tradicionale të “Pressclub Bulgaria”, Albert Popov dhe trajneri i tij  Ivajllo Borisov ishin shpallur sportist dhe trajner numër 1 për muajin janar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast skiatori 21-vjeçar tha se në fillim të stinës qëllimi i tij ka qenë që të regjistrojë të paktën një pikë për Kupën Botërore, kurse në fund të fundit ka grumbulluar 95 pika dhe do të vazhdojë të garojë në të dyja disiplinat – sllallom dhe sllallom gjigant.

Foto: BGNES

Ai hipën në skitë kur është vetëm 2-vjeçar. Sot Albert Popov kujtohet se pjesën më të madhe të kohës gjatë periudhës së dimrit e ka kaluar nëpër pistat në malin Vitosha, mali që ndodhet afër Sofjes. Për momentin vendimtar në jetën e tij – zgjedhjen e sportit profesional, ai tregon:

“Akoma në garat e para - kur filluam të llogarisim se kush është më i shpejti në lëshimet. Atëherë dëshiroja të isha më i shpejti. Në këtë mënyrë, në mënyrë tepër të vetëdijshme lindi dashuria ime për skitë, duke u përpjekur të arrij kohën më të mirë dhe të bëhem gjithnjë e më i shpejt. Në fillim fare ishte thjesht një lojë. Qëllimet erdhën më vonë me garat jashtë shtetit. Dhe kjo u bë qëllimi im i parë - të jem më i shpejti jashtë shtetit. Mendoj se kështu filloi çdo gjë”.

Më shumë se 200 ditë në vit skiatori i ri stërvitet në pistat me dëborë. Pushimet e tij janë “midis ditëve për ski jashtë shtetit ose në Bullgari”  kur ka “mjaft kohë”. Por pushimi është lidhur me stërvitje të tjera, sepse skitë janë një sport, të cilit duhet t’i përkushtohesh gjatë gjithë vitit”. Albert Popov pohon se një nga sfidat më të mëdha për të është që të kalojë aq shumë kohë larg shtëpisë dhe të afërmveBuzëqeshja, e cila e shoqëron atë në të gjitha garat e tij vjen nga ëndrra e realizuar - të jetë një ski vrapues profesional. Skitë për të “janë ajo gjë”, të cilën gjithmonë e ka dëshiruar që ta bëjë dhe për të cilën ka nevojë. Thotë se, sporti i skive e ka mësuar të jetë : “luftues, të jetë shumë këmbëngulës, të jetë i disiplinuar dhe të ketë një dëshirë të madhe për të fituar”.

Foto: dnevnik.bg

Për të fituar, duhet të jesh shumë i fortë nga ana psikike” - sqaron Allbert Popov. “Deri në një shkallë të madhe çdo gjë është në kokën e sportistit. Gjithmonë kam kërkuar të jem fitues, gjithmonë kam qëndruar pas kësaj dhe e di se aty e kam vendin. Me stërvitje dhe me këmbëngulje do të arrij deri aty. Dhe pikërisht këtë qëllim e ndjek”.

Pavarësisht nga vendosmëria dhe nga shpirti i lartë për fitore, Albert Popov është i sigurt se, “nga humbjet merren më shumë mësime, sepse mund t’i shikosh gabimet, të cilat pastaj në stërvitje mundohesh t’i evitosh”. Është i bindur se, “fitoret kontribuojnë për një lumturi më të madhe, e cila të motivon akoma më shumë të vazhdosh përpara”. Skiatori nuk ka pista të dashura, në të cilat të preferojë të garojë, por terrene të forta, të vështira dhe të akullta, të cilat “i përshtaten ngasjes dhe teknikës së tij”. Këto janë pista, në të cilat zhvillohen shpejtësi të mëdha, të cilat sipas bashkëbiseduesit tonë ofrojnë kushte perfektë për të treguar atë që e ka mësuar dhe për të cilën është i aftë.

Pas sukseseve të sportistit të ri  qëndron familja e tij: Ajo, me të cilën më mësuan prindërit e mi është se në qoftë se dua që të arrij diçka, unë duhet të luftoj për të. Të mos të dorëzohem, të ndjek ëndrrat e mia, të mos e ngre hundën përpjetë. Mendoj se këto janë gjëra me të cilat çdo prind i mëson fëmijët e vet”, tregon Albert Popov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iraniania Kimia Alizadeh i solli Bullgarisë një titull evropian në taekuondo

Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar. Iraniani i natyralizuar së fundmi fitoi medaljen e artë në kategorinë 62 kg në Kampionatin e..

botuar më 24-05-13 4.38.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov pati një fillim të shkëlqyer në turneun Masters në Romë

Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..

botuar më 24-05-10 4.47.MD

Një ekspozitë fotografike paraqet momentet më të ndritshme të sportit bullgar

Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..

botuar më 24-05-10 6.15.PD