Në kuadrin e vizitës në Katar presidenti Rumen Radev u takua me emirin Shejh Tamim bin Hamad Al-Tani. Në Doha të dy ata diskutuan projekte të përbashkëta në sektorët e teknologjive të larta dhe shtimin e investimeve në zonat industriale bullgare, inovacionet, infrastrukturën dhe shëndetësinë, bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe të diversifikimit të furnizimeve të gazit.
Pas kësaj presidenti Radev hapi forumin biznes bullgaro-katar dhe frekuentoi fondacionin “Katar” i cili merret me financimin e projekteve arsimore. U njoftua, se Katari do të financojë ndërtimin dhe pajisjen e një qendre për mësimin e fëmijëve në Bullgari në sferën e teknologjive IT.
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..