Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbuluan pako të reja me kokainë në Detin e Zi

Foto: BGNES

Pakoja e radhës me mbi 16 kokainë kontrabande doli në sipërfaqen e ujërave të Detit të Zi. Një anije e policisë kufitare e zbuloi narkotikun afër Kaliakrës në një çantë të lidhur me një jelek shpëtimi. Hetimi i Prokurorisë në Dobriç duhet të konstatojë nëse cilësia dhe përmbajtja e kokainës janë të njëjta me 195 kilogramët tashmë të gjetur afër Tjulenovos dhe Varnës. Sipas informacionit që disponojmë kokaina ka qenë me pastërti mbi 90 për qind. Pako të tilla me kokainë u gjetën para kësaj edhe afër bregdetit rumun të Detit të Zi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD