Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Electronic Dreams - një projekt i ri i Mirosllava Kacarovës

Foto: arkiv personal

Më 17 prill në Sofje dhe më 18 në qytetin e Plovdivit, Mirosllava Kacarova do të prezantojë një projekt të ri të titulluar Electronic Dreams. Ai i është kushtuar bashkëunitetit  midis instrumenteve akustike dhe mjeteve elektronike. Këngëtarja  ka zgjedhur përsëri muajin prill për premierën e vet, me qenë se pranvera jep një jetë të re dhe një fillim të ri.

Muaji prill është i përshtatshëm dhe për prezantimin e muzikës së re, kurse për Mirosllavën kjo është kthyer tanimë në një traditë. Çdo vit gjatë këtij muaji , koncertet e saj i kushtohen një teme të dhënë. Kësaj herë  ajo dhe trioja  e Mirosllav Turijskit do të prezantojnë variantin akustik-elektronik të këngëve të saj të njohura mirë si “Në mënyrë ironike”, “Parfume”, “Muzikë, martini dhe duhan” e të tjera. Çfarë do të dëgjojmë akoma në “Electronic Dreams”, tregon Mirosllava Kacarova:

"Elektronika është diçka e re për mua , por jo dhe kaq, me qenë se deri tani kam bërë disa prova sporadike në këtë drejtim. Shembuj për këtë janë këngët e mia “Si Bossa nova për të”, “Rrugë drejt verës pa fund”, “A do që përsëri të jesh ti” e të tjera. Këto janë këngë të mia më të vjetra, të cilat u pranuan shumë mirë nga publiku. Tani vendosa të mbledh të gjithë, të cilët janë të përshtatshëm për një interpretim në këtë stilistikë. Miro Turijski  u frymëzua nga ideja ime dhe në Electronic Dreams publiku do t’i dëgjojë të aranzhuar sërish prej tij. Duke ndjekur tendencat më të reja në muzikën elektronike, ai shkroi dy kompozicione të reja – “Zgjim” dhe “Manushaqe”, në bazë të një tekstit tim. Zgjodhëm akoma disa këngë të mia të dashura nga koleksioni i shekullit të 20. Mes tyre ka kompozicione të Bijtëlls, Lenard Koen, Esbjorn Svenson... Shkaku të ndalem mbi to është një zgjedhja ime personale dhe emocionuese. Punoj bashkë me Mirosllav Turijskin tanimë 7 vjet. Ai është njeri dhe muzikant, i cili e kupton shumë mirë se çfarë dua të ndiej në muzikë dhe përkatësisht ta transmetoj përmes saj. Kur të dy vendosëm që ta bëjmë këtë projekt, e llogaritëm, se është mirë rreth nesh të ketë muzikantë, të cilët janë marrë me muzikë elektronike. I tillë është Aleksandër Lekov i cili ekzekuton në baset / një variant midis bas kitarës dhe kontrabasit/ dhe i pëlqen shumë të eksperimentojë me tinguj dhe efekte elektronike. Miro Turijski do të jetë në skenë me disa tastiera, të cilat do të luajnë po kështu një rol shumë të rëndësishëm për zërin. Pranë nesh në bateri është Mlladen  Dimitrov, i njohur shumë mirë si DJ Moon. Ai bëri programet e disa prej këngëve me tingëllime specifike, të cilat i gjeneroi në mënyrë elektronike. Besoj se njeriu duhet të ndryshojë."

Pjesët në Electronic Dreams janë 14. Ky është një program i frymëzuar prej njerëzve, dhe jo nga intelekti artificial ose marrëdhëniet joreale. Pavarësisht nga “Ëndrrat elektronike” të cilat janë nën formën e muzikës këtu. Për Mirosllava Kacarovën dhe trion e Mirosllav Turijskit në vend të parë është muzika dhe jo kaq përcaktimi i saj si gjini. Këto këngë janë të bazuara  mbi përsëritjen “hipnotike” të një teme të shkurtër, që fsheh rrezik, me qenë se fragmenti i dhënë mund të bëhet i thatë, i njëllojtë për dëgjuesin. Por, për fat të mirë,  po të paraqitet në mënyrën e përshtatshme, ai fsheh në vetvete mundësi për një larmi të madhe.

Pas koncerteve në Sofje dhe Plovdiv, në fund të muajit maj, dy kompozicionet e reja do të incizohen në studio. Pas kësaj vjen koha e turneut të verës, në të cilin projekti do të prezantohet në qytete të ndryshme detare. Do të ketë dhe koncerte në të hapur përsëri në qytetet Sofja dhe Plovdiv.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Basët bullgarë për Boris Hristov" do të luhet në pesë qytete me rastin e 110 vjetorit të lindjes së këngëtarit të madh të operës

Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..

botuar më 24-10-11 7.35.PD

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..

botuar më 24-10-09 12.31.MD

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD