Parlamenti Evropian publikoi këto prognoza për shpërndarjen e vendeve në Parlamentin e ardhshëm Evropian, pas votës më 26 maj. Llogaritjet e reja janë në bazë të 751 vendeve, duke pasur parasysh shtyrjen e afatit të Brexit-it. Sipas prognozës për Bullgarinë GERB dhe Partia Socialiste Bullgare do të kenë 6 eurodeputetë. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të kenë dy përfaqësues, ndërsa VMRO-ja, “Bullgaria Demokratike” dhe “Volja” – nja një. Në nivelin e BE-së Partia Popullore Evropiane do të mbetet blloku më i madh me 180 eurodeputetë. Pas saj janë socialistët dhe demokratët – 140. Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve do të jetë në vend të tretë me 76 përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm Evropian.
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..