Gjithsej 591 fshatra në vend janë pa popullsi, ose banorët e tyre përbëjnë një numër njëshifror. Kjo është me 20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017. 72 janë fshatrat vetëm me një banor, ndërsa 164 janë vendbanimet, ku nuk ka asnjë banor të përhershëm. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Regjistrin Kombëtar të vendeve të populluara pranë Institutit Kombëtar të Statistikave. Në fund të vitit 2018 në vend ka gjithsej 5 256 vende të populluara. 257 prej të cilave janë qytete, 4 997 janë fshatra, ndërsa dy manastire janë me status vendbanimi – Manastiri i Klisurës, dhe Manastiri i Rillës. Fshati më i madh bullgar është Llozen me popullsi 6188 veta.
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të..
Duke vendosur lëndën "Virtytet dhe Fetë" në shkollë, qëllimi nuk është indoktrinimi dhe konvertimi i fëmijëve në kishë, por familjarizimi dhe edukimi i..